TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ShBA-të e mbështesin Lajçakun

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Escobar: Me apo pa pjesëmarrjen e serbëve, ShBA do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve në veri

Njohësit e procesit të dialogut, shqiptarë e serbë, thonë se Kosova po shkon në një drejtim të gabuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Ata i bëjnë thirrje për reflektim palëve dialoguese.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shprehur i alarmuar me kritikat që po i bëhen ndërmjetësuesit kryesor të procesit të dialogut, Miroslav Lajçak.

Andaj diplomati amerikan i ka bërë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës të tregohet më konstruktive në dialog me Serbinë.

Madje sipas tij, Kosova nuk është në atë pozite që t’i diktojë taktikat e komunitetit ndërkombëtar.

“Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysmë do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një qasje më pragmatike nga Qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme”, ka deklaruar Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Si të gabuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në dialog me Serbinë e vlerëson edhe analisti politik, Agon Maliqi.

Ky, thotë se ndërmjetësi Lajçak nuk merr vendime pa u konsultuar me shtetet e tjera të bllokut evropian si dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkaq Jovana Radosavljeviq nga Iniciativa e re konsideron se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është në një pikë shumë të ulët.

Sipas saj palët nuk kanë fare besim tek njëra tjetra.

“Mbas asaj çfarë ndodhi në takimin e fundit në Bruksel, vlerësoj se dialogu është në pikën më të ulët. Si Kosova ashtu edhe Serbia nuk kanë fare vullnet për t’i zbatuar marrëveshjet për shkak se nuk po iu përshtaten, andaj të dyja palët po preferojnë që të vazhdojnë me status-quo. Për me tepër tani pala kosovare ka filluar ta humbas besimin edhe ndaj ndërmjetësit të këtij procesi, Miroslav Lajçak. Duke e parë këtë situatë mendoj se kriza vetëm sa po thellohet më shumë, prandaj edhe jam shumë skeptike për të ardhmen”, është shprehur Jovana Radosavljeviq nga Iniciativa e Re.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, sërish i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos humbas kohë por të filloj me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron procedurat

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Ilir Kulla: Pa luftën në Ukrainë, SHBA-ja nuk do ta humbte mbështetjen e shumë vendeve

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Pasuria marramendëse e Rita Ora-s!

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Evropianët zotohen të ndihmojnë ushtarakisht Ukrainën kundër sulmeve të ardhshme ruse

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Intervista e plotë: Ade Clewlow flet për Tëvë1 rreth rolit të KFOR-it në Kosovë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Ish-nënkoloneli britanik kritikon KFOR-in: Kosova në periudhën më të rrezikshme që nga viti 1999, KFOR-i pasiv ndaj Serbisë

Ndotja e ajrit në rritje në Kosovë, mjekët apelojnë për kujdes në ditët me mjegull

Ndotja e ajrit në rritje në Kosovë, mjekët apelojnë për kujdes në ditët me mjegull

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën