TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

ShBA: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar

nga TËVË 1
29 Qershor, 2023
0
A A
ShBA: Shpallja e dy organizatave në veri si terroriste, vendim i pakoordinuar

Departamenti amerikan i Shtetit tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Uashingtonin sa i përket shpalljes së “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” organizata terroriste.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha gjatë arsyetimit të vendimit se këto dy organizata, që veprojnë në veri, paraqesin “kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë në Kosovë”.

“Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpallur këto grupe si organizata terroriste nuk ka qenë i koordinuar me SHBA-në dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Ky vendim do të duhej të koordinohej me partnerët më të ngushtë ndërkombëtarë të Kosovës, përfshirë ata të cilët kanë përgjegjësinë primare për të siguruar stabilitetin e Kosovës. Ne sërish i bëjmë thirrje Kosovës që të përmbahet nga hapat e njëanshëm përderisa ne po punojmë me të gjitha palët për të zgjidhur krizën aktuale”, tha një zëdhënës i DASH-it për REL-in.

Sipas Kurtit, këto dy organizata kanë kryer veprime “me elemente terroriste”, si: sulme të armatosura ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX dhe ushtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Zëdhënësi i DASH-it tha se SHBA-ja dënon dhunën “e papranueshme ndaj trupave të misionit të NATO-s, KFOR”.

“Ata që kanë kryer për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës, pas një procesi të rregullt me transparencë të plotë”, tha zëdhënësi.

Më 29 maj, protestuesit serbë në Zveçan u përleshën me pjesëtarët e KFOR-it. Dhjetëra persona u lënduan nga të dyja palët gjatë këtyre përleshjeve.

Autoritetet në Kosovë kanë sqaruar se vendimi për shpalljen e këtyre dy organizatave si terroriste nuk do të prekë askënd që mund të ketë kryer vepra penale para këtij vendimi.

Sipas ligjit në Kosovë, kur organizatat shpallen terroriste, aktiviteti i tyre ndalohet menjëherë. Çdo aktivitet i mëtejmë i tyre do të bartte pasoja të rënda ligjore.

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” numërojnë qindra pjesëtarë të tyre nga radhët e komunitetit serb.

Shpallja e tyre si organizata terroriste vjen në kohën kur tensionet në veri të Kosovës – të banuar me shumicë serbe – janë rritur.

Serbët lokalë po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit që u zgjodhën më 23 prill. Këto votime u bojkotuan nga popullata serbe.

Që nga 26 maji, serbët kanë protestuar në veri dhe që atëherë në këtë zonë janë regjistruar disa sulme me shok-bomba dhe granata dore, që kanë shkaktuar dëme materiale, por pa pasoja në njerëz.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të shtensionojnë menjëherë situatën dhe Prishtina të organizojë zgjedhje të reja në katër komunat në veri.

Tags: DASHSHBAsituata ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

MPJ-ja apelon qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Izrael t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

MPJ-ja apelon qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Izrael t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

Çfarë dihet nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit?

Çfarë dihet nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit?

Dushi: Në Banjskë kemi pas kujdesin edhe ndaj banorëve, sulmuesit kanë marrë atë që kanë merituar

Dushi: Në Banjskë kemi pas kujdesin edhe ndaj banorëve, sulmuesit kanë marrë atë që kanë merituar

LIVE: IZRAELI SULMON IRANIN, RRITET ÇMIMI I NAFTËS / UKRAINA PËRJASHTON KOSOVËN NGA SAMITI | MESDITË

LIVE: IZRAELI SULMON IRANIN, RRITET ÇMIMI I NAFTËS / UKRAINA PËRJASHTON KOSOVËN NGA SAMITI | MESDITË

Izraeli kryen sulm të ri në Iran

Izraeli kryen sulm të ri në Iran

MPJ-ja apelon qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Izrael t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

MPJ-ja apelon qytetarët e Kosovës të cilët jetojnë në Izrael t’i shmangin lëvizjet e panevojshme

E duan nga Liga Premier dhe Serie A, tani edhe klubet elitare nga Bundesliga i bashkohen garës për Zhegrovën

Napoli nuk e deshi, Zhegrova po kërkohet nga një ekip tjetër në Serie A

Distria me lehtësi avancon në çerekfinale

Nis Kampionati Botëror i xhudos në Budapest, Kosova paraqitet me 3 garues

Serbia e pret Shqipërinë në stadiumin e Cërvena Zvezdës

Serbi – Shqipëri, nuk pritet të ketë tifozë shqiptar në stadiumin në Beograd

Çfarë dihet nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit?

Çfarë dihet nga sulmi i Izraelit ndaj Iranit?

Të kesh një motër përmirëson shëndetin mendor dhe rrit forcën emocionale?

Të kesh një motër përmirëson shëndetin mendor dhe rrit forcën emocionale?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X