TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SHBA: Putin dhe Kim shkëmbyen letra për furnizimin e Rusisë me municione nga Koreja e V.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
SHBA: Putin dhe Kim shkëmbyen letra për furnizimin e Rusisë me municione nga Koreja e V.

Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione të reja të inteligjencës që tregojnë se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, kanë shkëmbyer letra përderisa Rusia dëshiron që të sigurojë municione nga Veriu për t’i përdorur në luftën kundër Ukrainës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, dha detaje për gjetjet e reja vetëm disa javë pasi Shtëpia e Bardhë tha se ka faktuar që ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë vizitës së realizuar së fundi në Phenjan, i ka bërë thirrje zyrtarëve verikoreanë që të rrisin shitjet e municioneve për Moskën, në mënyrë që Rusia t’i përdorë ato për luftën në Ukrainë.

Kirby tha se Rusia po synon që të sigurojë municione shtesë për artileri dhe materiale të tjera bazike për të forcuar industrinë e saj të mbrojtjes.

Ai shtoi se letrat e shkëmbyera “ishin më shumë në nivel sipërfaqësor”, por bisedimet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut për shitjen e armëve kanë avancuar. Liderët shkëmbyen letra pas vizitës së Shoigut, tha ai.

“Pas vizitës së Shoigut, një grup tjetër i zyrtarëve rusë udhëtojë për në Phenjan për të vazhduar diskutimet për marrëveshjet e mundshme për blerjen e armëve mes dy shteteve”, tha Kirby.

Kirby refuzoi të japë detaje se si zyrtarët amerikanë kanë mbledhur këto informacione të inteligjencës.

Pak para se Shtëpia e Bardhë të publikonte informacionet e reja lidhur me bisedimet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë për armët, Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike drejt ujërave të tij lindorë, tha ushtria e Koresë së Jugut. Ky testim erdhi disa orë pasi SHBA-ja fluturoi mbi Gadishullin Korean një bombardues me rreze të gjatë veprimi për të treguar forcën kundër Veriut.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, vazhdimisht ka deklaruar se Kremlini është bërë i varur nga Koreja e Veriut dhe Irani për armët që i duhen për luftën kundër Ukrainës. Koreja e Veriut dhe Irani janë shtete gjerësisht të izoluar nga skena ndërkombëtare për shkak të programeve të tyre bërthamore dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Në mars, Shtëpia e Bardhë tha se kishte mbledhur informacione të inteligjencës që tregonin se Rusia po synonte të arrinte një marrëveshje me Korenë e Veriut, sipas së cilës, Moska do t’i ofronte Veriut ushqimin e nevojshëm dhe produkte të tjera në këmbim të municioneve nga Phenjani.

Vitin e kaluar, Shtëpia e Bardhë tha se kishte zbuluar se Grupi Wagner – grup privat rus i mercenarëve – kishte marrë dërgesa armësh nga Koreja e Veriut, të cilat i kishte përdorur në luftimet kundër Ukrainës.

Si Koreja e Veriut, ashtu edhe Rusia, më herët kanë mohuar pretendimet e SHBA-së sa u përket armëve. Koreja e Veriut, megjithatë, është rreshtuar në krah të Rusisë sa i përket luftës në Ukrainë, duke insistuar se “politika hegjemoniste” e Perëndimit, që sipas saj udhëhiqet nga SHBA-ja, detyroi Moskën që të ndërmerrte veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Çdo marrëveshje mes Koresë së Veriut dhe Rusisë për armët do të paraqiste shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara, rezoluta që mbështeten nga Rusia. Këto rezoluta ua ndalojnë të gjitha shteteve që të blejnë apo të sigurojnë armë nga Veriu. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

BE-ja shprehet e gatshme për ta ndihmuar Shqipërinë në përballje me vërshimet

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

LVV thyen rekordin edhe sa i përket përqindjes së votave

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën