TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA preket nga stuhia e dimrit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
SHBA preket nga stuhia e dimrit

Në prag të fundjavës së festave, stuhia pritet të godasë rajonin e Great Lakes, priten shira dhe ngrica në Bregun Lindor, erë të fortë deri në 100 km në orë dhe i ftohtë i hidhur në jug deri në kufirin meksikan.

“Ndërsa stuhia përhapet mbi Great Lakes, pritet të ndodhë një fenomen i motit i njohur si një ciklon bombë”, tha Shërbimi Kombëtar i Motit. Sipas shërbimit të motit, cikloni mund të shkaktojë reshje të forta dëbore dhe erëra prej më shumë se 80 km/h në rajonet qendrore dhe në verilindje. Ka të ngjarë që si pasojë e stuhisë të ketë ndërprerje të energjisë elektrike dhe udhëtimi nga toka dhe ajri mund të jetë i rrezikshëm ose i pamundur.

“Më shumë se 48 shtete nga Uashingtoni në Florida janë në alarm për motin dhe njoftimet për përkeqësim të motit prekin 135 milionë njerëz”, tha metereorologu Robinson Cook.

Në disa zona si pjesa e mesme e Atlantikut mund të regjistrohen Krishtlindjet më të ftohta ndonjëherë. Të dielën në Filadelfia pritet që temperaturat të zbresin në minus 9 gradë celsius, më të ulëtat që nga viti 1943 ndërkohë që në qytetin Sioux në Ajova, termometri pritet të shënojë minus 26 gradë celsius, duke thyer rekordin e vitit 1980, raportoi Zëri i Amerikës.

Shoqata Amerikane e Automjeteve vlerëson se 112.7 milionë persona planifikojnë të udhëtojnë 80 km ose edhe më shumë mes datave 22 dhjetor deri ne 3 janar, 3.6 milionë më shumë njerëz se një vit më parë, për shkak të kufizimeve nga pandemia.

Më shumë se 2 mijë fluturime në SHBA të planifikuara të enjten dhe të premten u anuluan, përfshirë 700 nisje dhe mbërritje nga dy aeroporte në Çikago, sipas të dhënave të FlightAware. Qindra fluturime janë anuluar edhe në Denver.

Greg Carbin, shef i shërbimit meteorologjik në Qendrën e Parashikimit të Motit tha se temperaturat e ulëta pritet të godasin edhe Floridën duke shënuan një rënie prej 25 gradë celsius. “Është shumë ftohtë për në Florida”, tha ai.

Drejtuesit e automjeteve në Ohajo dhe Tenesi janë paralajmëruar se rrugët mund të ngrijnë për shkak të rënies së menjëhershme të temperaturave. Shërbimi i motit paralajmëroi shira edhe në Oregon dhe Uashington ku edhe nisi stuhia, të enjten vonë.

Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Kentaki kanë shpallur gjendjen e emergjencës. Në Xhorxhia temperaturat arritën në minus 12 gradë celsius. “Presim kushte moti që si kemi parë prej më shumë se një dekadë”, tha Guvernatori i Xhorxhias Brian Kemp në një konferencë për shtyp./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Deliu Kodra: Kuvendi nuk mund të mbahet peng, thirreni seancën

Deliu-Kodra: Arlinda kërkoi ndihmë sa ishte gjallë, përgjegjësit duhet të japin llogari

Deputetja e LDK-së kërkon llogaridhënie nga Kurti për rastin e Arlinda Zekajt

Deputetja e LDK-së kërkon llogaridhënie nga Kurti për rastin e Arlinda Zekajt

Tre të kërkuar arrestohen në Podujevë, dy prej tyre me dënime prej gjashtë vjetësh burgim

​Rasti i Liridona Ademajt, sot një tjetër zhvillim në gjykatë: Çfarë kërkon Naim Murseli?

​Rasti i Liridona Ademajt, sot një tjetër zhvillim në gjykatë: Çfarë kërkon Naim Murseli?

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Rikthehet në operim blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Policia konfiskon disa armë në Han të Elezit

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët për dialog, shton sofrën e gurtë para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën