TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SHBA masa të reja ndaj makinerisë ruse të luftës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
SHBA masa të reja ndaj makinerisë ruse të luftës

Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime të reja që synojnë të godasin atë që zyrtarët amerikanë e përshkruajnë si “makineria ruse e luftës”, vetëm pak ditë pasi bota do të shënojë përvjetorin e dytë të sulmit të Rusisë në Ukrainë.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi të enjten progres në pesë çështje të veçanta ndaj oligarkëve rusë dhe bashkëpunëtorëve të tyre financiarë, përfshirë arrestimin e dy ndërmjetësve me seli në Shtetet e Bashkuara dhe një rast pranimi të fajësisë për pastrim parash.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara vendosën të sekuestrojnë apartamente luksoze me vlerë 2.5 milionë dollarë në Majami, të Floridas, në kuadrin e procesit gjyqësor ndaj oligarkut rus Viktor Perevalov.

Megjithëse disa nga këto masa, ndër to edhe akuza të reja ndaj oligarkëve dhe personave të afërt me presidentin rus Vladimir Putin, mund të mos sjellin rezultate të menjëhershme, zyrtarët thanë se mesazhi për Ukrainën është i qartë.

“Do të bëjmë çfarë të mundemi, veprime të mëdha dhe të vogla, për të treguar mbështetjen tonë ndërsa sfidojnë agresionin rus dhe mbrojnë atdheun e tyre”, tha Michael Khoo, bashkëdrejtues i grupit të punës të emërtuar “KleptoCapture”, në Departamentin amerikan të Drejtësisë.

Zoti Khoo tha se ky është një mesazh edhe për Kremlinin.

“Nuk do të largohemi”, u tha zoti Khoo gazetarëve. “Mundemi edhe ne ta luajmë lojën në afatgjatë”.

“Kemi synimin e plotë që të vazhdojmë me këto lloj veprimesh për sa kohë që agresioni rus në Ukrainë vazhdon dhe për sa kohë vazhdojnë me veprimtarinë keqdashëse nëpër botë”, shtoi ai.

Ndër të akuzuarit e rinj të enjten është Andrey Kostin, drejtori ekzekutiv i bankës së rëndësishme ruse VTB Bank.

Autoritetet e Departamentit të Drejtësisë akuzojnë se zoti Kostin, ndaj të cilit janë vendosur sanksione më parë në vitin 2018, u përpoq t’i shmangë ato dhe të pastrojë paratë me dy superjahte, me vlerë mbi 135 milionë dollarë.

67-vjeçari Kostin akuzohet gjithashtu se u përpoq të shmangë sanksionet në lidhje me një shtëpi luksoze që ka në pronësi në Aspen, të Kolorados.

Zyrtarët njoftuan se bashkëpunëtorët e tij në skemën e dytë, 65-vjeçari Vadim Wolfson dhe 49-vjeçari Gannon Bond, u arrestuan të enjten në Shtetet e Bashkuara. Zoti Wolfson ka rezidencë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara dhe banon në Austin, Teksas. Ndërsa zoti Bond është shtetas amerikan nga Nju Xhersi.

Nëse gjenden fajtorë, të tre mund të përballen me dënim me nga 20 vite burgim.

Në një tjetër çështje, Shtetet e Bashkuara akuzuan oligarkun rus Sergey Kurchenko për një skemë shumëvjeçare për të shmangur sanksionet dhe për të shitur produkte metali me vlerë 330 milionë dollarë, ndër to edhe produkte të prodhuara në rajonin Donbas të Ukrainës.

Departamenti i Drejtësisë paraqiti të enjten edhe akuza të reja për mashtrim bankar për Vladislav Osipovin, një shtetas 52-vjeçar rus që jeton në Zvicër, i akuzuar se ndihmoi oligarkun rus Viktor Vekselberg, ndaj të cilit janë vendosur sanksione amerikane, për të menaxhuar jahtin e tij që u sekuestrua më vonë nga autoritetet amerikane.

Departamenti i Drejtësisë tha se dosja e fundit ishte çelur ndaj 42-vjeçarit Feliks Medvedev, një shtetas rus që jeton në shtetin amerikan Xhorxhia, i cili ka pranuar fajësinë për 1300 transferta të paligjshme financiare nëpërmjet kompanive guackë, për të fshehur mbi 150 milionë dollarë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë krijoi grupin e punës “KleptoCapture” në mars 2022, pasi Rusia sulmoi Ukrainën, për të udhëhequr luftën ndaj oligarkëve të korruptuar rusë. Në fillim të vitit 2023, grupi i punës filloi të përqëndrohet tek personat që ndihmojnë përpjekjet e oligarkëve rusë për të fituar qasje në tregjet perëndimore dhe sistemet financiare./voa

ShareTweet

Postime të ngjashme

Autoritetet siriane zbulojnë katër varre masive në Siri

Autoritetet siriane zbulojnë katër varre masive në Siri

Kremlini: Evropa s’ka pse të përzihet në bisedimet e paqes në Ukrainë

Kremlini: Evropa s’ka pse të përzihet në bisedimet e paqes në Ukrainë

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj në Shqipëri, vetëm në tetor

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj në Shqipëri, vetëm në tetor

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Mehmeti në Premier League, bashkëlojtar me Brojën

Mehmeti në Premier League, bashkëlojtar me Brojën

Qytetarët e fshatit Çabër ankohen për shkëputje selektive të rrymës, serbët me furnizim të pandërprerë

Qytetarët e fshatit Çabër ankohen për shkëputje selektive të rrymës, serbët me furnizim të pandërprerë

Caktohet stadiumi për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

Caktohet stadiumi për ndeshjen Sllovaki – Kosovë

RIDA Italia organizon forumin ekonomik “Ponti d’Impresa – Ura Ekonomike Itali–Shqipëri” në Romë më 12 dhjetor 2025

RIDA Italia organizon forumin ekonomik “Ponti d’Impresa – Ura Ekonomike Itali–Shqipëri” në Romë më 12 dhjetor 2025

Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte dy ndeshje shumë interesante

Chmpions League, Arsenal-Bayern dhe Atletico-Inter si finale

Ermal Sadiku i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

Ermal Sadiku i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës

Autoritetet siriane zbulojnë katër varre masive në Siri

Autoritetet siriane zbulojnë katër varre masive në Siri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën