TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​SHBA-ja thotë se ka shkatërruar shtatë dronë të rebelëve Huthi

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​SHBA-ja thotë se ka shkatërruar shtatë dronë të rebelëve Huthi

Forcat amerikane kanë shkatërruar shtatë dronë dhe një makinë kontrolli në zonat e Jemenit të kontrolluara nga rebelët Huthi, tha ushtria amerikane.

Sulmet u kryen për shkak se dronët dhe makina “paraqisnin kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj forcave të koalicionit të SHBA-së dhe anijeve tregtare në rajon”, tha Komanda Qendrore amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, kanë shënjestuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori i vitit 2023. Rebelët kanë thënë se sulmet po kryhen në solidaritet me palestinezët, gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Një ditë më herët, zëdhënësi i rebelëve Huthi, Yahya Saree, mori përgjegjësinë ndaj sulmeve të katër anijeve, përfshirë një “sulmi direkt” ndaj cisternës Delonix në Detin e Kuq, duke pretenduar se në operacion janë përdorur një numër i raketave balistike.

Megjithatë, Marina e Mbretërisë së Bashkuar tha se pesë raketa janë hedhur “në afërsi” të kësaj anijeje dhe nga sulmi nuk janë raportuar dëme.

Në dhjetor, SHBA-ja njoftoi për një nismë për mbrojtje detare, me synim që të mbrojë anijet në Detin e Kuq nga sulmet e rebelëve jemenas. Këto sulme kanë detyruar shumë anije të ndryshojnë rrugë dhe të shmangin këtë hapësirë, përmes së cilës kalon 12 për qind e tregtisë globale./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani sulmon Arabinë Saudite për herë të parë në gati tre muaj

Irani sulmon Arabinë Saudite për herë të parë në gati tre muaj

“Shqipëria një surprizë e bukur”, italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

“Shqipëria një surprizë e bukur”, italianët mbizotërojnë turizmin shqiptar, pasohen nga kosovarët

50 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

50 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

​Valë e re e motit ekstrem në Evropë, nga zjarret te stuhitë, mijëra viktima

​Valë e re e motit ekstrem në Evropë, nga zjarret te stuhitë, mijëra viktima

Agim Ademi e përgëzon talentin nga Kosova që i’u bashkua Bayern Munichut

Ademi takohet me Ronaldon: Me vizitën e tij historike në Gjakovë, ai u dha shpresë qytetarëve tanë

FSK po vazhdon përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të saj në Gaza

FSK po vazhdon përgatitjet për dislokimin e kontingjentit të saj në Gaza

Rama publikon pamje nga rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë, do të punohet për dy ditë

Rama publikon pamje nga rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë, do të punohet për dy ditë

Për të 49-ën ditë protestohet në Tiranë, këto janë pesë kërkesat për ndaljen e protestës

Për të 49-ën ditë protestohet në Tiranë, këto janë pesë kërkesat për ndaljen e protestës

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare e shkakton aksident trafiku

Në Mitrovicën e Jugut arrestohet një person i dyshuar për vrasje në tentativë

Pritje deri në një orë, kolona te Dheu i Bardhë

Pritje deri në një orë, kolona te Dheu i Bardhë

Deponia në Sferkë të Pejës në zjarr, reagon Hykmete Bajrami

Deponia në Sferkë të Pejës në zjarr, reagon Hykmete Bajrami

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën