TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​SHBA-ja thotë se ka shkatërruar shtatë dronë të rebelëve Huthi

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
​SHBA-ja thotë se ka shkatërruar shtatë dronë të rebelëve Huthi

Forcat amerikane kanë shkatërruar shtatë dronë dhe një makinë kontrolli në zonat e Jemenit të kontrolluara nga rebelët Huthi, tha ushtria amerikane.

Sulmet u kryen për shkak se dronët dhe makina “paraqisnin kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj forcave të koalicionit të SHBA-së dhe anijeve tregtare në rajon”, tha Komanda Qendrore amerikane përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, kanë shënjestuar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit që nga nëntori i vitit 2023. Rebelët kanë thënë se sulmet po kryhen në solidaritet me palestinezët, gjatë luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Një ditë më herët, zëdhënësi i rebelëve Huthi, Yahya Saree, mori përgjegjësinë ndaj sulmeve të katër anijeve, përfshirë një “sulmi direkt” ndaj cisternës Delonix në Detin e Kuq, duke pretenduar se në operacion janë përdorur një numër i raketave balistike.

Megjithatë, Marina e Mbretërisë së Bashkuar tha se pesë raketa janë hedhur “në afërsi” të kësaj anijeje dhe nga sulmi nuk janë raportuar dëme.

Në dhjetor, SHBA-ja njoftoi për një nismë për mbrojtje detare, me synim që të mbrojë anijet në Detin e Kuq nga sulmet e rebelëve jemenas. Këto sulme kanë detyruar shumë anije të ndryshojnë rrugë dhe të shmangin këtë hapësirë, përmes së cilës kalon 12 për qind e tregtisë globale./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama sot viziton Kosovën

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë” – Protesta e PD-së në Tiranë, reagon Rama

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Trump dëshmon për rastin e mashtrimeve financiare

Trump zotohet për tarifë globale prej 10 për qind pas vendimit të Gjykatës Supreme

Izraeli vazhdon të bombardojë Rripin e Gazës edhe gjatë Ramazanit

Izraeli vazhdon të bombardojë Rripin e Gazës edhe gjatë Ramazanit

DASh: Kosova me hapa jokonsistentë në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

DASh: Osmani, partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor – ShBA pret bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Rama sot viziton Kosovën

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë” – Protesta e PD-së në Tiranë, reagon Rama

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Emisioni “Info Nata” 20.02.2026

Emisioni “Info Nata” 20.02.2026

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën