TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja sanksionon Iranin për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
SHBA-ja sanksionon Iranin për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë

Sanksionet e vendosura më 9 shtator, u tha se kanë të bëjnë edhe me aktivitete të tjera kibernetike të Republikës Islamike ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj.

Ky njoftim vjen pasi Shqipëria, më 7 shtator, njoftoi për shkëputjen e raporteve diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit të korrikut, dhe urdhëroi diplomatët iranianë dhe stafin diplomatik që të largoheshin nga shteti brenda 24 orësh.

Përmes një deklarate, Departamenti amerikan i Thesarit tha se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit drejton disa rrjete të aktorëve të kërcënimeve kibernetike, përfshirë edhe ata që janë të angazhuar në spiunazh kibernetik dhe sulme kompjuterike në mbështetje të Qeverisë iraniane.

“Ne nuk do të tolerojmë aktivitetet kibernetike gjithnjë e më agresive të Iranit”, tha nënsekretari amerikan i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian Nelson.

Kjo ministri veçse ishte nën sanksione amerikane. Irani ende nuk ka reaguar për këto masa ndëshkuese të SHBA-së.

Ekipi i kërkimit të sigurisë kibernetike i kompanisë Microsoft ka marrë pjesë në hetimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë. Përmes një postimi, kompania tha më 8 shtator se operacioni kibernetik iranian përfshinte kombinim të teknikave të spiunazhit digjital, fshirjes së të dhënave dhe operacioneve të informacioneve online. Qëllimi i hakerëve, sipas Microsoft-it, ishte që të turpëronin zyrtarët e Qeverisë shqiptare.

Sulmet e korrikut shkaktuan ndërprerje të përkohshme të qasjes në ueb-faqet qeveritare dhe të shërbimeve të tjera publike. Analistët thanë se operacioni kishte për qëllim të ndëshkonte Shqipërinë për mbështetjen e disidentëve iranianë që strehohen në vend.

Irani ka shpërfillur “normat e sjelljes së përgjegjshme të shtetit në kohë paqeje në hapësirën kibernetike”, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sipas deklaratës së lëshuar nga SHBA-ja.

Që nga viti 2013, me kërkesë të SHBA-së, Shqipëria strehon afër 3.000 anëtarë të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK).

Zyrtarët e Iranit i konsiderojnë terroristë anëtarët e këtij grupi. Pjesëtarët e këtij grupi këtë vit janë vizituar nga ish-zyrtarë të administratës amerikane, Mike Pompeo dhe Mike Pence.

Përderisa kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka akuzuar Iranin për “agresion shtetëror” ndaj Shqipërisë, Teherani ka mohuar se qëndron prapa sulmit kibernetik të korrikut. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Senati francez miraton projektligjin që u kërkon protestuesve të paguajnë për dëmet

Senati francez miraton projektligjin që u kërkon protestuesve të paguajnë për dëmet

Rama nuk tërhiqet përballë protestuesve: Do të jemi këtu deri në ditën e fundit të qeverisjes

Rama nuk tërhiqet përballë protestuesve: Do të jemi këtu deri në ditën e fundit të qeverisjes

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

Protestuesit arrijnë para Qeverisë, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Drejtësisë

​Familjarët e Arlinda Zekajt kundër akteve të dhunës në protestë: Mos prishni, këto janë tonat

​Familjarët e Arlinda Zekajt kundër akteve të dhunës në protestë: Mos prishni, këto janë tonat

​Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorëve të lënduar në Prizren

​Kjo është gjendja shëndetësore e punëtorëve të lënduar në Prizren

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

KGJK del me raport pas vrasjes së Arlinda Zekajt, thotë se kishte urdhër mbrojtës, zbulon se aktakuza ndaj bashkëshortit mbërriti pas vrasjes

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

“Ditari”- 28.10.2026

“Ditari”- 28.10.2026

Haxhiu takon ministrin malazez, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian

Haxhiu takon ministrin malazez, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën