TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja planifikon të bëjë presion mbi Izraelin që t’i japë fund luftës në Gaza

by teve1
10 muaj ago
1
A A
SHBA-ja planifikon të bëjë presion mbi Izraelin që t’i japë fund luftës në Gaza

Ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, pritet të përballet me presion për të arritur armëpushim dhe marrëveshje për shkëmbim të burgosurish në Rripin e Gazës.

Vizita e ministrit izraelit, Ron Dermer në Washington synon të sjellë në të njëjtën linjë SHBA-në dhe Izraelin përpara negociatave për armëpushim, thonë mediat izraelite, transmeton Anadolu.

Gazeta izraelite “Times of Israel” citoi burime të cilat thanë se pikat e mbetura penguese në arritjen e armëpushimit përfshijnë kërkesën e grupit palestinez Hamas për një përfundim të përhershëm të luftës, në krahasim me përpjekjet e Izraelit për të siguruar armëpushim të përkohshëm që lë të hapur mundësinë që ai të rifillojë luftimet.

Ata thanë se Hamasi po kërkon kthim në mekanizmat e vjetër për shpërndarjen e ndihmës humanitare ose krijimin e një sistemi të ri për të zëvendësuar atë aktual të menaxhuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), propozim i mbështetur nga ndërmjetës arabë.

Izraeli thotë se GHF, një mekanizëm privat i mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-ja, është thelbësor në parandalimin e devijimit të ndihmës nga Hamasi, por i ka detyruar banorët e Gazës të ecin rrugë të gjatë për të marrë ushqim ndërsa kalojnë edhe linjat e ushtrisë izraelite, duke u përballur me zjarr vdekjeprurës pothuajse çdo ditë, raporton gazeta “Times of Israel”.

Gazeta izraelite “Haaretz”, duke cituar zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë tha se zyrtarë të lartë nga ekipi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të ushtrojnë presion ndaj ministrit izraelit Dermer që të arrijë marrëveshje mbi “përfundimin e sulmeve ndaj Rripit të Gazës dhe kthimin e të burgosurve të mbetur”.

Gjithashtu thuhet se zyrtarët amerikanë do t’i thonë Dermerit se këmbëngulja e Izraelit për “eliminimin e Hamasit” do të lihej për të ardhmen.

E përditshmja “Yedioth Ahronoth” njoftoi se deklarata e fundit e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se shpëtimi i pengjeve izraelite në Gaza ishte bërë fokus kryesor në vend që të përsëriste qëllimin e tij për “eliminimin e Hamasit”, tregon një ndryshim në prioritetet e tij.

Kanali 12, duke cituar burime izraelite, raportoi se ushtria i ka kërkuar qeverisë të përcaktojë hapin tjetër në luftë. Në lajm thuhet se hapi tjetër mund të jetë ose përfundimi i kontrollit mbi Rripin e Gazës ose arritja e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve dhe pretendoi se ushtria preferon opsionin e dytë.

Më tej theksohet se udhëtimi i Dermerit ishte planifikuar në përgatitje për vizitën e Netanyahut në Washington, që pritet të zhvillohet në dy javët e ardhshme dhe se SHBA-ja dëshiron që një marrëveshje të arrihet para udhëtimit të Netanyahut.

Kanali 13 raportoi se ushtria kishte informuar qeverinë se nuk kishte asnjë objektiv të rëndësishëm të mbetur në Gaza që mund të arrihej pa rrezikuar jetën e pengjeve të mbetura pas gati 19 muajsh sulmesh tokësore.

Trump, i cili njoftoi fundin e konfliktit Izrael-Iran më 23 qershor me një armëpushim që filloi më 24 qershor pas 12 ditësh luftimesh, publikoi një mesazh ku thuhej: “Bëni një marrëveshje në Gaza, sillni pengjet (izraelite)”, i cili u interpretua si një mesazh për Netanyahun.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se Izraeli dhe Libani do të hyjnë në një armëpushim dhjetëditor

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Izraeli rikthen në detyrë ushtarët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të paraburgosuri palestinez

Izraeli rikthen në detyrë ushtarët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të paraburgosuri palestinez

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

“InfoNata” 16.04.2026

“InfoNata” 16.04.2026

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën