TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ShBA-ja me sanksione të reja ndaj Iranit

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
ShBA-ja me sanksione të reja ndaj Iranit

Departamenti amerikan i Thesarit më 4 prill tha se ka vendosur sanksione të reja kundër terrorizmit të lidhura me Iranin. Uashingtoni ka sanksionuar Oceanlink Maritime DMCC dhe anijet e tij për shkak të rolit në transferimin e dërgesave në emër të ushtrisë iraniane.

Thesari tha se Oceanlink Maritime DMCC ja ndërmjetësuar dërgesat e mallrave të paspecifikuara në emër të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit dhe Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave Logjistike të Armatosura.

Uashingtoni tha po ashtu se anija Hecate, që menaxhohet nga një kompani me seli në Emiratet e Bashkuara Arabem së fundi ishte ngarkuar me mallra iraniane në vlerë prej më shumë se 100 milionë dollarësh me qëllim që t’i transferonte në një anije tjetër.

Transferimi i mallrave, sipas Uashingtonit, u bë më 25 mars. Në njoftim u shtua se transferimi i mallrave u bë nga Dover – anije që paraprakisht ishte thënë se operohej nga një kompani kombëtare iraniane – për në Hecate “duke përdorur teknika të fshehjes së vendndodhjes së anijeve”.

ShBA-ja identifikoi 13 anije që menaxhohen nga Oceanlink Maritime DMCC dhe i shpalli si prona të bllokuara. Ajo tha se këto anije ishin përfshirë në transferimin e mallrave iraniane “përfshirë në emër të ushtrisë së Iranit”.

ShBA-ja ka përdorur sanksione për të penguar aftësinë e Iranit që të financojë “bashkëpunëtorët e tij terrorist dhe grupet partnere si dhe të mbështesë luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Thesari.

Irani ka një rrjet bashkëpunëtorësh në Lindjen e Mesme, përshirë në Liban, Siri, Irak dhe Jemen.

Sanksionet do të bllokojnë të gjitha pronat e kompanisë që janë nën juridiksionin amerikan.

Tags: IransanksioneSHBA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmohet baza kryesore e të dhënave kriminale në SHBA, FBI nis hetimet

Sulmohet baza kryesore e të dhënave kriminale në SHBA, FBI nis hetimet

Përfundon protesta e 175-të e studentëve në Tiranë

Përfundon protesta e 175-të e studentëve në Tiranë

Ish-kreu i veteranëve të UÇK Besim Hoda themelon “Lëvizjen Një”, subjekti promovohet më 27 Nëntor në Shkup

Ish-kreu i veteranëve të UÇK Besim Hoda themelon “Lëvizjen Një”, subjekti promovohet më 27 Nëntor në Shkup

Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”, vjen reagimi i avokatit të njohur serb

Milan Radoiçiq u lejua të kalojë kufirin “ligjërisht”, vjen reagimi i avokatit të njohur serb

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Babai i Edon Zhegrovës krenohet me të birin që nuk e uli kokën gjatë intonimit të himnit të Izraelit

Zhegrova mund të mbetet te Juventusi

Edon Zhegrova nis ndeshjen nga fillimi për Juventusin

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Fishekë të fshehur në valixhen e shoferit, zbulohet municion në një autobus në Merdarë

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Pas protestave për Arlindën, aktivistët paralajmërojnë presion ndaj institucioneve

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe tri komisione parlamentare

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

52 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, 21 persona të arrestuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën