TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja e sulmon Venezuelën pas kërcënimeve të Trumpit ndaj Maduros

by Tëvë1
8 muaj ago
2
A A
SHBA-ja e sulmon Venezuelën pas kërcënimeve të Trumpit ndaj Maduros

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme brenda Venezuelës të shtunën, tha një zyrtar amerikan. Kryeqyteti Karakas u trondit nga disa shpërthime mëngjesin e hershme, të cilat ndodhën pas kërcënimeve të vazhdueshme nga presidenti amerikan, Donald Trump, kundër presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro.

Qeveria venezuelase theksoi se sulme kanë ndodhur edhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira, duke e shtyrë Maduron të shpallë gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe t’i mobilizojë forcat e mbrojtjes.

Shpërthime, avionë dhe tym i zi u panë në të gjithë Karakasin duke filluar rreth orës 2:00 të mëngjesit për afërsisht 90 minuta, sipas dëshmitarëve dhe pamjeve që qarkullonin në rrjetet sociale, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Në pjesën jugore të qytetit, ku ndodhet një baze e madhe ushtarake, pati ndërprerje të rrymës, thanë dëshmitarët.

Trumpi është zotuar vazhdimisht se do të kryente operacione tokësore në Venezuelë, e cila është prodhuese e naftës në Amerikën e Jugut, dhe e cila udhëhiqet nga Maduro që nga viti 2013.

Shtetet e Bashkuara, opozita venezuelase dhe disa vende të tjera thonë se Maduro i manipuloi zgjedhjet vitin e kaluar për të qëndruar në pushtet.

Trump nuk i ka treguar në hollësi qëllimet e tij, por, sipas Reutersit, ai e ka ushtruar privatisht trysni ndaj Maduros që të largohet nga vendi.

Të hënën, Trump tha se do të ishte “mençuri” për Maduron që të largohet nga pushteti.

Shtëpia e Bardhë nuk deshi të komentojë për sulmet në Venezuelë pas pyetjeve nga Reuters.

Qeveria venezuelase, në deklaratën e saj, tha se qëllimi i sulmit ishte që Shtetet e Bashkuara “t’i marrin në zotërim naftën dhe mineralet e vendit”.

Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara “nuk do të arrijnë” ti marrin këto burime.

SHBA-ja ka bërë një grumbullim të madh ushtarak në rajon, përfshirë një aeroplanmbajtëse, anije luftarake dhe avionë të avancuar luftarakë, të vendosur në Karaibe.

Trumpi i ka zgjeruar sanksionet kundër Qeverisë së udhëhequr nga Maduro dhe ka kryer më shumë se dy duzina sulmesh ndaj anijeve që SHBA-ja pretendon se ishin të përfshira në trafikimin me drogë në Oqeanin Paqësor dhe në Detin e Karaibeve.

Javën e kaluar, Trump tha se Shtetet e Bashkuara kishin goditur një zonë në Venezuelë ku ngarkohen anije me drogë. Kjo ishte hera e parë që dihet se Uashingtoni ka kryer operacione tokësore në Venezuelë që nga fillimi i fushatës së presionit.

Ai nuk tha nëse këto sulme u kryen nga CIA apo jo. Media të tjera kanë raportuar se agjencia e spiunazhit ishte përgjegjëse.

Trumpi e ka akuzuar Venezuelën se po e mbush SHBA-në me drogë, dhe administrata e tij prej muajsh ka bombarduar anije që vijnë nga Amerika e Jugut, të cilat pretendon se transportonin drogë. Shumë vende i kanë dënuar këto sulme si vrasje jashtëgjyqësore, ndërsa Qeveria e Maduros e ka mohuar gjithmonë çdo përfshirje në trafikim me drogë./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Ministri Hoxha takohet me përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve, prioritet

Ministri Hoxha takohet me përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve, prioritet

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën