TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja dhe Polonia bashkojnë forcat kundër dezinformimit rus në Ukrainë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
SHBA-ja dhe Polonia bashkojnë forcat kundër dezinformimit rus në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia krijuan një grup për të ndihmuar Ukrainën në luftimin e dezinformimit rus, njoftoi Qendra Globale e Angazhimit e Departamentit amerikan të Shtetit.

Qendra Globale e Angazhimit, e cila punon për të nxjerrë në pah dezinformatat nga ato që i konsideron shtete armiqësore, tha se Grupi i përbashkët i Komunikimit për Ukrainën, ose UCG, u formua në Varshavë.

Qëllim i tij është t’i jepet mbështetje Ukrainës “në luftën kundër agresionit të Rusisë në hapësirën e informacionit”.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se grupi i ri do t’i bashkojë aleatët “për të koordinuar mesazhet, për të promovuar raportimin e saktë rreth pushtimit rus të Ukrainës, për të përforcuar zërat ukrainas dhe për të ekspozuar manipulimin e informacioneve nga Kremlini”.

Departamenti i Shtetit tha, po ashtu, se Kremlini “përdor gënjeshtra dhe manipulime në mënyrë të përsëritur, për të nxjerrë pretekste të rreme për pushtimin e pajustifikueshëm”, si dhe “për të bërë përpjekje për të prishur solidaritetin mbarëbotëror me popullin ukrainas”.

Kremlini i mohoi pretendimet se përhap dezinformata dhe akuzoi Perëndimin për përfshirje në “terrorizëm informacioni”.

Sipas agjencisë së lajmeve Associated Press, zyrtarët polakë thonë se Polonia është bërë, gjithashtu, objektiv i sabotazhit dhe masave të tjera përçarëse nga shërbimet sekrete ruse.

Polonia, anëtare e NATO-s, është strehë për një numër të konsiderueshëm refugjatësh ukrainas, të cilët ikën nga vendi i tyre prej se Rusia nisi pushtimin e tij në shkallë të plotë, në shkurt të vitit 2022./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Banka Botërore ndan grant shtesë prej 6.8 milionë dollarësh për shëndetësinë në Kosovë

Barcelona interesohet për talentin brazilian Estevao

Barcelona interesohet për talentin brazilian Estevao

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren pas konstatimit të parregullsive

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren pas konstatimit të parregullsive

Nis protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Nis protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Akil Gjakova renditet i 5-ti në Grand Slam Abu Dhabi

Akil Gjakova renditet i 5-ti në Grand Slam Abu Dhabi

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Rama pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Jemi plotësisht transparentë

Rama pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Jemi plotësisht transparentë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën