TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

SHBA-ja dhe Irani pajtohen për rundin e tretë të bisedimeve bërthamore

nga Tëvë1
3 muaj më parë
1
A A
SHBA-ja dhe Irani pajtohen për rundin e tretë të bisedimeve bërthamore

Negociatorët iranianë dhe amerikanë janë pajtuar që të mbajnë rundin e tretë të bisedimeve lidhur me ambiciet bërthamore të Iranit, një sinjal pozitiv mes mesazheve të përziera që ka dhënë Shtëpia e Bardhë lidhur me një veprim të mundshëm ushtarak dhe kërkesa të reja për Teheranin.

Takimi i 19 prillit u zhvillua një javë pasi dy palët u takuan në Oman, që ishte takimi i parë i nivelit të lartë i zhvilluar pas shumë vitesh mes Uashingtonit dhe Teheranit.

I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, udhëhoqën delegacionet e tyre në bisedimet në Romë.

SHBA-ja ende nuk është deklaruar për rezultatin e bisedimeve në Romë.

Por, ministri i Jashtëm iranian tha se dy palët u pajtuan që të takohen sërish më 26 prill në Oman.

“Besoj se negociatat teknike në nivel ekspertësh do të nisin në Oman më 23 prill, dhe të shtunën e ardhshme do të takohemi në Oman për të rishikuar rezultatet e punës së ekspertëve dhe do të shohim se sa afër jemi të një marrëveshjeje në parim”, tha Araqchi.

Ndërkohë, sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shpreh se shpreson që bisedimet me Iranin të jenë “të frytshme.”

“Të gjithë do të preferonim një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme”, tha ai pas takimeve në Paris.

Por, shtoi ai, se “duhet të jetë diçka që jo vetëm e ndalon Iranin të ketë armë bërthamore tani, por edhe në të ardhmen”.

Rubio tha se shpreson që bisedimet me Iranin të jenë “të frytshme”.

Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore e kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore. Teherani i ka mohuar vazhdimisht këto akuza, duke këmbëngulur se përpjekjet e tij janë për qëllime civile, si prodhimi i energjisë elektrike.

Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar, presidenti Donald Trump, që ishte tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, rinisi fushatën e “presionit maksimal” të sanksioneve ndaj Iranit.

Muajin e kaluar, ai i dërgoi një letër liderit suprem të Iranit duke i bërë thirrje për rifillimin e bisedimeve, teksa paralajmëroi për një veprim ushtarak nëse diplomacia dështon.

Gjatë javës së fundit, Trump dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë kanë dërguar mesazhe të ndryshme dhe ndonjëherë kontradiktore rreth qasjes së SHBA-së ndaj bisedimeve. Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar dërgimin e bombarduesve me rreze të gjatë veprimi në rajon, si dhe një aeroplanmbajtëse.

“Nuk kam nguti” për të përdorur opsionin ushtarak, u tha Trump gazetarëve më 17 prill. “Mendoj se Irani dëshiron të bisedojë”.

Më 18 prill, ai u shpreh: “Unë jam për ndalimin e Iranit, shumë thjesht, nga posedimi i një armë bërthamore. Ata nuk mund të kenë një armë bërthamore. Dua që Irani të jetë i mrekullueshëm, i begatë dhe fantastik”.

Në një intervistë më 14 prill për Fox News, Steve Witkoff tha se SHBA-ja ishte e hapur ndaj një programi bërthamor të kufizuar për Iranin.

Por, më pas ai e tërhoqi atë deklaratë përmes një postimo në rrjetet sociale, duke sugjeruar se i gjithë programi duhej shkatërruar.

Roli i Izraelit në debatin mbi ambiciet bërthamore të Iranit është gjithashtu vendimtar. Zyrtarët izraelitë janë zotuar ta pengojnë Teheranin që të ketë armë bërthamore, dhe sipas disa mediave, nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane në muajt në vijim.

Ndërkohë, Trump thuhet se i ka thënë kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, se Uashingtoni nuk e mbështet një lëvizje të tillë.

Ish-zyrtarë dhe ekspertë kanë thënë prej kohësh se Izraeli do të kishte nevojë për mbështetje të konsiderueshme ushtarake – dhe armë – nga SHBA-ja për të shkatërruar objektet dhe rezervat bërthamore të Iranit, disa prej të cilave ndodhen në ndërtesa nëntokësore./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Sulmohet fizikisht kryetarja e Qytetit të Shkupit, përfundon në spital

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X