TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ShBA e zhgënjyer pas aksionit në veri: S’ishte i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuara dhe zhgënjyera për aksionin e autoriteteve të Kosovës në veri, për mbylljen e strukturave paralele në komunat veriore.

Në një reagim të Ambasadës amerikane në Kosovë aksioni i së premtes në veri është cilësuar si “vazhdimësi e aksioneve të pakoordinuara të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, e që vazhdojnë të kenë ndikim direkt dhe negativ në komunitetin serb dhe komunitetet tjera minoritare në Kosovë”.

Në reagim është thënë se ky aksion “nuk ka qenë i koordinuar me asnjë element të komunitetit ndërkombëtar”.

“Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar në vazhdimësi nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me komunitetin ndërkombëtar dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Dështimi i Qeverisë së Kosovës për t’iu përgjigjur këtyre kërkesave reflekton në përkeqësimin real dhe në rritje të partneritetit tonë”, thuhet në reagim.

Tutje në reagim, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se “veprimet e pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës i vënë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtarisht”.

SHBA-ja ka thënë se Qeveria e Kosovës po e instrumentalizon Policinë dhe se nuk po i qëndron premtimit për “konsulta dhe koordinim të vazhdueshëm me komunitetin ndërkombëtar”.

Në këtë komunikatë, SHBA-ja ka thënë po ashtu se këto veprime të Qeverisë së Kosovës do të ndikojnë në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementet vartëse të saj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës njoftoi se në një aksion të Policisë së Kosovës janë mbyllur pesë objekte të strukturave paralele serbe në katër komunat në veri të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën