TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

SHBA akuzon Rusinë për rrëzimin e dronit në Detin e Zi, Moska mohon

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
SHBA akuzon Rusinë për rrëzimin e dronit në Detin e Zi, Moska mohon

Një avion luftarak rus është përplasur me një dron vëzhgues pa pilot të Shteteve të Bashkuara mbi Detin e Zi, tha ushtria amerikane.

SHBA-ja tha se droni po kryente një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur dy avionë luftarakë rusë tentuan që ta pengonin, tha komanda evropiane e SHBA-së.
“Droni ynë i llojit MQ-9 ishte duke kryer një operacion rutinë në hapësirën ndërkombëtare kur u pengua dhe u godit nga avioni rus, duke shkaktuar në rrëzimin dhe shkatërrimin e plotë të dronit
MQ-9”, tha gjenerali i forcave ajrore amerikane, James Hecker. Ushtria amerikane tha se “ky ishte një veprim joprofesional dhe i pasigurt i rusëve”.

Hecker tha se në incident u përfshin dy avionë rusë të llojit Su-27.

Një prej avionëve luftarakë rus goditi helikën e dronit MQ-9, shtoi Hecker.

Incidenti ka ndodhur në orën 07:03 të së martën dhe ka detyruar ushtrinë amerikane që ta rrëzojë dronin e saj “në ujërat ndërkombëtare”.

Hecker tha se avionët e SHBA-së dhe të aleatëve “do të vazhdojnë të operojnë në hapësirën ndërkombëtare” dhe i bëri thirrje rusëve “që të sillen në mënyrë të sigurt dhe profesionale”.

Por, Moska insistoi se avioni i saj nuk kishte armë në bord e as nuk kishte kontakt me dronin amerikan.

Autoritetet ruse thanë se sistemi i kontrollit të hapësirës ajrore të Rusisë kishte detektuar dronin MQ-9 të SHBA-së, i cili po fluturonte mbi Detin e Zi, afër Gadishullit të Krimesë, në drejtim të kufirit me Federatën Ruse.

Rusia akuzoi SHBA-në se ka shkelur kufijtë e hapësirës së përkohshme të saj ajrore “të krijuar për shkak të operacionit të posaçëm ushtarak”, apo për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Moska tha se ngriti në ajër avionët pasi u detektua droni, por për shkak të manovrimit të shpejtë, droni MQ-9 “nisi të bënte fluturim të pakontrolluar duke humbur lartësinë dhe u përplas me sipërfaqen e ujit”.

Pas incidentit, ka thirrur në bisedë ambasadorin rus në Uashington për të protestuar për rrëzimin e dronit në Detin e Zi.

“Ne jemi angazhuar drejtpërdrejt me rusët, sërish përmes nivele të larta, për të shprehur kundërshtimet tona për këtë pengim të pasigurt dhe jopresional, që ka shkaktuar rrëzimin e dronit të SHBA-së”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), Ned Price.

Price tha se ambasadori rus në Uashington është ftuar në DASH dhe ambasadori amerikan në Moskë ka paraqitur “kundërshti të mëdha”. Sipas Price, ky incident paraqet shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar.

Ky incident pason disa veprime të rrezikshme të kryera nga pilotët rusë kur janë takuar me avionët e SHBA-së dhe të aleatëve në hapësirën ndërkombëtare, përfshirë edhe mbi Detin e Zi, u tha në deklaratën e ushtrisë amerikane.

Forcat amerikane në mënyrë rutinore kryejnë fluturime në mbarë Evropën, mbi territore sovrane dhe përmes hapësirës ndërkombëtare, në koordinim me shtetet nikoqire dhe me ligjet ndërkombëtare, u tha në deklaratë.

Ndërkaq, zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby, tha se autoritetet amerikane do t’ua bëjnë të ditura zyrtarëve rusë shqetësimet e Uashingtonit lidhur me dronin.

Kirby po ashtu tha se droni nuk paraqiste asnjë rrezik dhe theksoi se ai po operonte në hapësirën ndërkombëtare.

Ai shtoi se “presidenti [amerikan, Joe Biden] është informuar” për këtë incident.

Kirby tha se ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji, por është i pari që ka detyruar që SHBA-ja të rrëzojë një fluturake në Detin e Zi.
“Për një vit ne vazhdimisht kemi fluturuar mbi atë hapësirë dhe do të vazhdojmë të bëjmë një gjë të tillë”, shtoi ai.

Ndërkaq, komandanti i lartë i NATO-s është informuar nga aleatët lidhur me incidentin mbi Detin e Zi.

“Gjenerali Christopher Cavoli është informuar sot nga aleatët e NATO-s lidhur me incidentin”, tha një zyrtar i aleancës perëndimore ushtarake.

Dronët MQ-9, kryesisht janë fluturake pa pilot, të dizajnuara të kryejnë fluturime të gjata dhe të bëjnë vëzhgime nga lartësi të mëdha/Rel/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

​Trump: SHBA shkatërroi nëntë anije luftarake të Iranit

​Trump: SHBA shkatërroi nëntë anije luftarake të Iranit

Trump: Udhëheqësit e rinj iranianë duan të flasin

Trump: Udhëheqësit e rinj iranianë duan të flasin

Vriten tre ushtarë amerikanë në sulmet ndaj Iranit

Vriten tre ushtarë amerikanë në sulmet ndaj Iranit

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën