TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shala: Shtrenjtimi i serishëm i çmimit të energjisë, do të dëmtojë rëndë qytetarët dhe bizneset kosovare

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Shala: Shtrenjtimi i serishëm i çmimit të energjisë, do të dëmtojë rëndë qytetarët dhe bizneset kosovare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë sot në një konferencë për media se paralajmërimi për shtrenjtimin e serishëm të çmimit të energjisë elektrike, do të dëmtojë rëndë qytetarët dhe bizneset kosovare.

Shala tha se qeveria aktuale, në emër të liberalizimit të tregut po favorizon një grup të vogël të tregtarëve të energjisë, duke vënë barrën më të rëndë mbi familjet dhe bizneset kosovare.

“Vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për të detyruar bizneset të paraqiten në KEDS për tregun e hapur do të krijojë pasiguri dhe vështirësi të mëdha për ta. Për më tepër, mungesa e konkurrencës reale në tregun e energjisë do të thotë vetëm një gjë: çmime më të larta dhe kushte më të pafavorshme për konsumatorët”, tha Shala.

Në 5 vitet e fundit, qytetarët e Kosovës janë përballur disa herë me shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.

“Përkundrazi, duke u fshehur pas terminologjisë së ‘liberalizimit të tregut’, ajo po e shtyn një skenar të rrezikshëm që rëndon mbi familjet dhe ekonominë e vendit”, tha Shala.

Deputeti Ferat Shala duke përmendur pasojat e vendimeve të qeverisë aktuale në 5 vitet e fundit në sektorin e energjisë, tha se familjet kosovare po përballen me rritje të faturave të energjisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e mirëqenies së tyre.

“Bizneset po detyrohen të hyjnë në një treg të paqëndrueshëm, pa alternativa reale dhe me rrezikun e rritjes së kostove operacionale. Asnjë garanci nuk është dhënë se ky proces do të sjellë shërbime më cilësore për konsumatorët. Kjo rritje do të reflektojë edhe në një inflacion të lartë, veçanërisht për prodhimin vendor. Për Kosovën, ku tregu energjetik ka qenë shpesh subjekt i manipulimeve dhe skandaleve, ky hap është i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm”, tha Shala.

Ai tha se PDK nuk është kundër reformave dhe zhvillimit të tregut të energjisë, por ato duhet të ndodhin në kushte të drejta dhe transparente, ku interesi i qytetarëve dhe bizneseve vendore të jetë prioritet.

“Kjo do të thotë garantim i konkurrencës së vërtetë në treg, me më shumë furnizues dhe oferta të qarta për konsumatorët. Shtimin e kapaciteteve të reja prodhuese për të siguruar stabilitet dhe pavarësi energjetike. Krijimin e një mekanizmi mbrojtës për konsumatorët e ndjeshëm, për të shmangur goditjet e papritura në ekonomi familjare dhe biznese”, tha Shala.

Qeveria aktuale, sipas Shalës duhet të ndalojë menjëherë këtë politikë të dëmshme dhe të ndërmarrë hapa konkretë për mbrojtjen e konsumatorëve.

“Ne nuk do të lejojmë që familjet dhe bizneset kosovare të jenë viktimat e radhës të eksperimenteve të gabuara ekonomike. Partia Demokratike e Kosovës do të përdorë të gjitha mjetet institucionale dhe ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë, përfshirë kontestimin e tij në Gjykatën Kushtetuese”, tha Shala.

Tags: ferat shalapdkShtrenjtimi i energjise elektrike
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Gadimja synon të bëhet komunë, mblidhen afro 2000 nënshkrime

​Gadimja synon të bëhet komunë, mblidhen afro 2000 nënshkrime

PDK mban konferencë për media

Tensionet në Kuvend, PDK thërret konferencë për media

Aktakuzë për krime lufte në Reznik, dyshohet se u vranë nëntë civilë shqiptarë

Aktakuzë për krime lufte në Reznik, dyshohet se u vranë nëntë civilë shqiptarë

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral, çështja të dërgohet urgjentisht në Kushtetuese

SSerbia po largohet gradualisht nga Rusia për t’u afruar edhe më shumë politikisht me Kinën

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?

Çfarë i ndodh trupit tonë kur kalojmë shumë orë në diell?

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?

Çfarë duhet të bëni nëse sytë tuaj thahen nga kondicioneri?

​Premtimet e projektet ekonomike, Hoti akuzon për dështime Qeverinë Kurti

Hoti: Ruajtja e kushtetutshmërisë është mbi çdo interes elektoral, çështja të dërgohet urgjentisht në Kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën