TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Shala për situatën në veri: Fajtorë janë politikat hegjemoniste të Serbisë e moskoordinimi i Qeverisë me aleatët

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Ferat Shala paralajmëron ndaljen e Bllokut A4

Ferat Shala

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, konsideron se gabimet e Qeverisë së Kosovës e kanë sjellë situatën në veri të vendit. Ndër faktorët kryesor të kësaj situate janë politikat siç i quan hegjemoniste të Serbisë dhe moskoordinimi i Qeverisë së Kosovës me partnerët ndërkombëtarë.

Tash e një javë, veriu i Kosovës është bllokuar pas protestave të serbëve për të mos i lejuar kryetarët e katër komunave ta ushtrojnë detyrën e tyre. E fajtor për këtë situatë sipas Shalës është Qeveria e Kosovës, pasi tha se ekzekutivi kosovar ka dështuar që të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë.

Reklamë

Shala kërkon që ekzekutivi të ketë koordinim me ndërkombëtarët dhe unifikim me spektrin vendor.

“Para se të jep mendimin përfundimtar, duhet të identifikojmë faktorët të cilët po na sjellin në këtë (situatë). Në një faktor kryesor destabilizues deri në këtë shkallë të rrezikshmërisë së lartë është Serbia me politikat hegjemoniste e për të cilat konsideroj se gjithë opinioni politik dhe jo politik e njohin dhe jemi pajtuar që e kemi një fqinj të tillë. Faktori i dytë, shumë i rëndësishëm vendimtar që do duhej të ishte është Qeveria e Kosovës por që fatkeqësisht ka dështuar 100 për qind në aspektin e koordinimit me partnerët ndërkombëtarë, me ShBA-në dhe Bashkimin Evropian dhe Qeveria e Kosovës përsëri në këtë fushë ka dështuar në unifikimin e spektrit politik vendor”, tha Shala.

“Nëse e kemi faktorin e parë Serbinë, faktori i dytë me gabimet jashtëzakonisht të rënda politike dhe strategjike po bënë me sjelljen e saj në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe me faktorin e brendshëm politik. Në këtë relacion tashmë pozicionet janë të qarta, na duhet 100 për qind koordinim me partnerët e me të cilët e kemi bërë këtë shtet, urgjentisht Qeveria duhet të reflektojë në raport me partnerët ndërkombëtarë dhe po ashtu urgjent me aq shpejtësi duhet të reflektojë në raport me spektrin e brendshëm politik”, u shpreh Shala për EO.

Shala tha se situatë të njëjtë kanë pasur edhe në vitin 2017, ku atë kohë ishte rrënuar muri ilegal i ndërtuar nga autoritetet komunale të Mitrovicës së veriut. Ai tha se vendime të tilla janë marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

“Po e marr një shembull të thjeshtë. Ne kemi pasur situata të eskalimit edhe në të kaluarën por gjithmonë i kemi zgjidh me partnerët ndërkombëtar, gjithmonë e kemi zgjidh me dialog, gjithmonë e kemi zgjidh pas konsultimeve dhe pas shterimit të të gjitha mekanizmave politik brenda dhe jashtë vendit. Rasti i freskët është rasti i murit, orvatjet hegjemoniste të Serbisë për ndarje të veriut kanë qenë gjithmonë, kanë ndërtuar mure brenda natës por e kemi rrënuar pas bisedimeve të gjata në zyrat e Kryeministrisë me partnerët ndërkombëtarë dhe me përfaqësuesit e komunitetit serb”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe

Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

Cakolli: Ndryshimi i kandidatit nga LVV hap pozitiv, PDK nuk i qëndroi deklarimeve të veta

Pozhari: Mihali s’po e përdorë pushtetin për interesa personale

Pozhari: Po del që më lehtë ka qenë mos me e certifikua Albin Kurtin sesa Listën Serbe

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ pranon vendimin e PZAP-së për Listën Serbe, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme

Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe

Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe

Cakolli: Seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit mund të thirret sonte dhe më së voni deri të enjten

Cakolli: Ndryshimi i kandidatit nga LVV hap pozitiv, PDK nuk i qëndroi deklarimeve të veta

Pozhari: Mihali s’po e përdorë pushtetin për interesa personale

Pozhari: Po del që më lehtë ka qenë mos me e certifikua Albin Kurtin sesa Listën Serbe

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ pranon vendimin e PZAP-së për Listën Serbe, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

PZAP obligon KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 12 tetorit

​Mustafa: LDK-ja nuk voton kandidatë pa marrëveshje politike

​Mustafa: LDK-ja nuk voton kandidatë pa marrëveshje politike

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Ljubisa Milkovic, i arrestuari në veri për sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë dhe KFOR-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X