TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shala: Me Nismën dhe LDK-në s’kemi arritur mirëkuptim për krijimin e një qeverie të përbashkët opozitare

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Shala: Me Nismën dhe LDK-në s’kemi arritur mirëkuptim për krijimin e një qeverie të përbashkët opozitare

Anëtari i PDK-së, Ferat Shala, ka deklaruar se rritja e pagës minimale për sektorin privat – nga 350 në 425 euro që pritet të hyjë në fuqi nga janari – përbën një ofertë elektorale të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

I pyetur lidhur me zgjedhjet e 25 dhjetorit dhe çështjen e koalicioneve, Shala theksoi se Nisma ka shprehur interesim për bashkëpunim me PDK-në pas zgjedhjeve.

Sipas tij, ky interesim ka ardhur me vonesë, pasi në atë fazë tashmë kishin përfunduar diskutimet e brendshme për çështjet kryesore.

Ai shtoi se PDK ka shprehur gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë e organizimit dhe udhëheqjes së qeverisë bashkë me partitë opozitare.

Megjithatë, Shala tha se me Nismën dhe LDK-në nuk është arritur mirëkuptim për krijimin e një qeverie të përbashkët opozitare.

Ndërkohë, ai akuzoi qeverinë se ka vonuar qëllimisht krijimin e institucioneve dhe ka bërë shkelje kushtetuese e ligjore për të pasur hapësirë më të madhe manovrimi me buxhetin e shtetit.

“Kjo qeveri që nga ardhja në pushtet deri në këto momente vazhdon me logjikën e njëjtë, duke e trajtuar në mënyrë abuzive opozitën pa kulturë, pa sjellje dhe pa bashkëpunim. Paga e rritjes minimale prej janarit, është një ofertë elektorale, këta qëllimisht e kanë vonuar themelimin e institucioneve, kanë bërë dhjetëra shkelje kushtetuese dhe ligjore në mënyrë që ta kenë krahun tjetër të lirë për të operuar me buxhetin e shtetit.

Nisma ka pasur një interesim, që një pjesë e madhe gjithë e kemi shprehur dhe mirëpritur gatishmërinë e tyre edhe pse kjo ka qenë tepër vonë dhe ne kemi qenë në një fazë kur është mbyllur debati i brendshëm edhe për shumë çka tjetër, unë konsideroj dhe vetë ata kanë thënë që pas zgjedhjeve. Ka qenë shumë vonë për veprime të tilla të mëdha që ne ta kemi një situatë tjetër përkundër dëshirës së madhe. PDK e ka pasur të qartë dhe kemi qenë të gatshëm ta marrim përgjegjësinë e organizimit dhe udhëheqjes së qeverisë me partitë opozitare, pikërisht Hamza e ka bërë të qartë dhe Krasniqi që ne e kemi gatishmërinë ta marrim udhëheqjen dhe ta krijojmë qeverinë në mënyrë që vendi mos mbetet kështu siç ka mbet, nuk kemi gjetur mirëkuptim me shumicën e partive opozitare as me Nismën e as me LDK-në, që ne ta bëjmë një qeveri të përbashkët opozitare, arsyet kanë qenë demokratike”, ka deklaruar Shala në emisionin “Ditari” në Tëvë1./teve1.info/

Tags: ferat shalaNISMApdkTeve1zgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Bastisje në Mitrovicën e Jugut, arrestohet një person – sekuestrohen armë dhe drogë

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë-Kosovë

Zjarr në ballkonin e një banese në Prishtinë, s’raportohet për të lënduar

Dogana zbulon mbi 10 mijë euro të fshehura në trupin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Të dyshuarës për prezantim të rremë i sekuestrohen dokumente diplomatike në Aeroportin e Prishtinës

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Gjakovë

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje me armë

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

​Dita Ndërkombëtare e Romëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën