TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shala: Dy mijë raste të dhunës ndaj grave, 500 ndaj meshkujve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kosova do të hartojë protokollin shtetëror për trajtimin e dhunimeve seksuale

Ajo në raportimin para komisionit parlamentar ka folur për numrin e rasteve të raportuara të dhunës në familje. “Nga raportimi që kam, përkundër dy mijë rasteve të viktimave gra, 500 prej tyre janë meshkuj. Në qoftë se shikojmë mund të konkludojmë se 1/5 e viktimave të dhunës në familje janë meshkuj”, ka deklaruar ajo.

Derisa është diskutuar për dhunën në familje, koordinatorja nacionale për Mbrojtje nga Dhuna në familje tha seStrategjia Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje ka qenë pjesë e programit qeverisës dhe tashmë janë përcaktuar 140 aktivitetet.

“Si rezultat i konsultimeve në fjalë, aktualisht kemi një strategji e cila 140 aktivitete. Të cilat janë të ndara në katër objektiva strategjike, të njëjtat parashihen të zbatohen në një periudhë kohore tre-vjeçare. Përkundër që strategjia daton nga viti 2022-2026, plani i veprimit është trevjeçar. Në të janë identifikuar 140 aktivitetet në fjalë. Strategjia është miratuar në qeveri në fund të muajit janar të këtij viti. Menjëherë pas miratimit të strategjisë në qeveri në zyrën time kam ndërmarrë hapa për sa i takon identifikimit në një tabelë të veçantë të të gjitha institucioneve përgjegjëse që janë bartëse të aktiviteteve të parashikuara në strategji[…]Nga 140 aktivitetet e parashikuara për periudhën trevjeçare, 34 prej tyre veçse kanë filluar të zbatohen”, ka theksuar Shala.

Ajo ka përmendur katër objektivat e strategjisë, ku tha se sfidë e zbatimit është monitorimi i zbatimit.

“Objektivi i dytë është harmonizimi i politikave dhe akteve tjera ligjore me standardet ndërkombëtare dhe me praktikat më të mira, objektivi i tretë ka të bëjë me rritjen e sigurimit e një koordinimi mes institucioneve dhe një përgjigje të drejtë të institucioneve për sa i takon rasteve të dhunës në familje dhe objektivi i katërt ka qëllim trajtimin e viktimës por edhe trajtimin e kryerësit të dhunës”, ka shtuar ajo.

Ndërkaq, anëtarja Tinka Kurti ka pyetur nëse po bëhen hetime për zyrtarët institucional. Zëvendësministrja Nita Shala ka thënë se në rastet kur nuk ka përgjigje adekuate nga institucionet, ftohet grupi urgjent ku prezent janë policia dhe mbrojtësi i viktimës.

Anëtarja e komisionit, Eliza Hoxha ka kërkuar që të hartojnë politika për mundësi banimi të grave ose pagesa më të ultë të tatimit.

“Mundësia e banimit është domosdoshmëri, ne mund tu gjejmë një vend pune, por nëse nuk ka strehim adekuat ai nuk mund të qëndrojë në strehimore. Këto politika duhet t’i harmonizoni me Ministrinë e Mjedisit dhe me skemat e banimit të përballueshëm. Të gjeni modalitete se si të trajtoni këto edhe nëse shteti krijon mundësi banimi për to, ata ta marrin jetën në duar të veta përmes këtij programi të emancipimit”, ka deklaruar ajo.

Për këtë, zëvendësministrja Shala tha se është informuar nga Policia e Kosovës që janë duke u krijuar kartelat për rastet e dhunës në familje. Po ashtu, ajo theksoi se janë 15 aktivitete të cilat janë paraparë për fuqizimin ekonomik të gruas.

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka raportuar edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. /KP

Tags: dhuneShala
ShareTweet

Postime të ngjashme

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Ndërrohet prokurori i rastit në Mitrovicë pas dyshimet për parregullsi me vota

Në Mitrovicën e Jugut verifikohen 75 nga 105 vendvotime, Elezi paralajmëron përfundimin e procesit sot

Diplomatët më të lartë nga vendet e G7 takohen në Kanada

Diplomatët më të lartë nga vendet e G7 takohen në Kanada

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Behrami: Në Mitrovicën e Jugut nuk ka vend për rinumërim por për hetim, aty është kryer krim elektoral

Bashkimi debuton sonte në FIBA Europe Cup, përballet me Cibonën

Bashkimi përballet me Reggianan sonte në Prizren

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

Trepça sonte kundër PAOK-ut në FIBA Europe Cup

Trepça në Gjermani ndaj Braunschweigut

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Hill: Millosheviqi mendonte se po hiqnim dorë nga Rugova për UÇK-në

Dalin detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person

Dalin detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën