TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shabani dhe Qerimi deklarohen të pafajshëm për spiunazh, prokurori: Ekzistojnë prova konkrete për aktivitetin e BIA-s në Kosovë

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Shabani dhe Qerimi deklarohen të pafajshëm për spiunazh, prokurori: Ekzistojnë prova konkrete për aktivitetin e BIA-s në Kosovë

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi kanë dalë para gjykatës, ku janë deklaruar sërish të pafajshëm për akuzën e spiunazhit.

Në fjalën hyrëse, prokurori special Bekim Kodraliu ka deklaruar se provat që do të administrohen gjatë shqyrtimit gjyqësor do të dëshmojnë, sipas Prokurorisë, se të pandehurit kanë ndihmuar dhe i kanë shërbyer Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA), duke cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

“Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të cilët veç e veç kanë kryer veprën penale ‘Spiunazhi’, ndërsa i akuzuari Muharrem Qerimi akuzohet edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve, për të cilën vepër në shqyrtimin fillestar e ka pranuar fajësinë”, ka thënë Kodraliu.

Prokurori ka theksuar se ekzistojnë prova konkrete për aktivitetet e dyshuara të spiunazhit të BIA-s në Kosovë. Sipas tij, gjatë gjykimit do të paraqiten më shumë se 30 raporte policore, raporte të Agjencisë së Forenzikës së Kosovës, konfirmime zyrtare nga AKI-ja, dokumente, fotografi dhe materiale të tjera të sekuestruara.

Sipas aktakuzës, Bedri Shabani dyshohet se, nga një periudhë e pacaktuar deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, ka mbledhur dhe përcjellë te BIA informacionе, dokumente dhe materiale që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë eprorët e saj, Spitalin Ushtarak të UÇK-së në Mollopolc të Shtimes dhe masakrën e Reçakut.

Prokuroria pretendon se këto informacione Shabani ia ka përcjellë Sërgjan Rosiqit, të cilin aktakuza e identifikon si zyrtar të lartë të BIA-s përgjegjës për rajonin e Pançevës, si dhe Bogoljub Janiçeviqit, ish-komandant i policisë serbe për rajonin e Ferizajt gjatë luftës në Kosovë.

Sipas prokurorit Kodraliu, një pjesë e provave lidhet edhe me materiale që pretendohet se e ndërlidhin spitalin e Mollopolcit me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Shqipëri.

Ndërkaq, Muharrem Qerimi akuzohet se, nga viti 2012 deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, ka mbledhur dhe përcjellë informacione e materiale që lidhen me luftën në Kosovë dhe pjesëtarët e UÇK-së.

Sipas aktakuzës, informacionet e dyshuara përfshijnë edhe emra të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, AKI-së dhe Inspektoratit Policor të Kosovës, si dhe të dëshmitarëve të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Prokuroria pretendon se Qerimi ia ka transmetuar këto informacione Sërgjan Rosiqit përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike në territorin e Serbisë.

Të gjitha këto pretendime përbëjnë akuza që duhet të shqyrtohen dhe të vlerësohen nga gjykata. Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi janë deklaruar të pafajshëm për akuzën e spiunazhit, ndërsa procedura gjyqësore do të përcaktojë përgjegjësinë eventuale penale të secilit të pandehur.

Tags: Bedri Shabanimuhamet qerimishpiunazteev1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën