TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sfidat e stacionit policor në Lipjan

Stacioni policor në Lipjan ka prezantuar raportin vjetor të vitit 2024 ku situata e sigurisë është vlerësuar si e qetë. Megjithatë u tha se sfiduese mbetet angazhimi i zyrtarëve policorë në pjesën veriore të vendit.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
1
A A

Prezantimi i raportit vjetor të Stacionit Policor në Lipjan i bëri bashkë në sallën e Kuvendit Komunal.

Pjesë e këtij organizimi ishte edhe kryetari i Komunës, Imri Ahmeti dhe përfaqësues nga organizata tjera jo qeveritare.

Komandanti i stacionit, Argjent Gashi e vlerësoi përgjithësisht të qetë situatën e sigurisë, derisa theksoi se angazhimi i policëve në veri ka afektuar edhe ta.

“Gjatë vitit patëm edhe një rast shumë të rëndë të vrasjes në Zllakuqan i cili në aspektin e punës policore ishte mjaft sfidues në kuptimin e menaxhimit të asaj situate dhe parandalimit të hakmarrjes eventuale, po ashtu zbulimin e shkaqeve që çuan kryerësin në këtë akt kriminal. Shumë sfiduese gjatë sezonës verore dhe temperatura shumë të larta kishim edhe zjarret në zonën tonë si ndezje të amullive po ashtu edhe zjarret në pyje”, Argjent Gashi, komandat i stacionit policor në Lipjan.

Sipas tij, sfiduese ishin kushtet e punës që tha se kanë penguar angazhimin e tyre në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve ligjore.

E kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti tha se janë falënderues ndaj policëve për gatishmërinë e tyre në ofrimin e sigurisë.

“Do ta keni mbështetjen tonë në kuadër të fuqisë ligjore për aq sa na lejojnë përgjegjësitë tona në mënyrë që puna juaj në shërbim të qytetarëve të jetë më efikase. Natyrisht se vështirësitë dhe sfidat nuk janë të lehta as për juve dhe institucionet tjera por ajo që është e rëndësishme të them, kemi gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ndihmës për aq sa kemi përgjegjësinë si institucion i Komunës”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa drejtori Rajonal i Policisë në Prishtinë, Basri Shabani tha se objektivi kryesor për shkurtimin e kohës së reagimit është arritur.

“Na duhet pak më tepër me punu sa i përket policisë sektoriale, policit të lagjes siç njihet tek qytetarët, qytetari dëshiron dhe ka të drejtë të dijë se kush është polici i lagjes. Ne kemi bërë përpjekje dhe kemi shpërndarë pasaporta të quajtur polici i lagjes për të njoftuar qytetarët se kush është përgjegjës për zonën e tij dhe kujt me iu drejtu”, tha Basri Shabani, drejtor rajonal i Policisë në Prishtinë.

Në raportin e prezantuar shihet se ka ulje në trendin e krimit dhe rritje të zbulueshmërisë së veprave penale, dhe në rastet e dhunës në familje dhe rastet e vetgjyqësisë nga qytetarët.

Ndërkaq, si sfidë u përmend numri i pamjaftueshëm i veturave në përdorim, mungesa e pajisjeve teknologjike si kompjuterë e fotokopje dhe mungesë e personelit dhe eprorëve në stacion.

Tags: Policia ne LipjansfidatTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

​Kurti tregon nëse është në dijeni për vendimin e Speciales: S’kam asnjë informacion

Nga ministrat te ‘Ujqërit e Natës’: Kush iu bashkua varrimit të kriminelit të dënuar Ratko Mlladiq në Beograd

Nga ministrat te ‘Ujqërit e Natës’: Kush iu bashkua varrimit të kriminelit të dënuar Ratko Mlladiq në Beograd

Apeli liron nga akuza ish-kryetarin e Malishevës Ragip Begaj dhe ish-ministrin Bajram Hasani

Apeli liron nga akuza ish-kryetarin e Malishevës Ragip Begaj dhe ish-ministrin Bajram Hasani

Dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin me veturë, ndalohet shtetasi i Serbisë në Kamenicë

Arrestohet një person në Mitrovicën e Jugut, i gjenden armë, fishekë dhe lëndë narkotike

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Ndalohet një person, dyshohet se kaloi ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë

IKD: Skadimi i afatit nuk mund ta shuajë detyrimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

IKD: Skadimi i afatit nuk mund ta shuajë detyrimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Ministri Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Ministri Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën