TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sfidat e raportimit nga zonat e konflikteve, Ron Haviv flet për misionin e fotoreporterëve

Fotoreporteri amerikan Ron Haviv, i njohur për dokumentimin e luftërave në ish-Jugosllavi, thotë se roli i fotoreporterëve mbetet thelbësor edhe sot, pavarësisht rritjes së gazetarisë qytetare dhe teknologjisë. Ai thekson se interesi i publikut për konfliktet shpesh luhatet, ashtu siç kishte ndodhur edhe gjatë luftërave në Ballkan.

by Shpat Blakcori
7 muaj ago
0 0
A A

Fotoreporteri amerikan Ron Haviv ka raportuar për vite me radhë nga zona të ndryshme konflikti, duke sjellë për publikun imazhe të rralla dhe të fuqishme.

Ai thotë se, pavarësisht ndryshimeve të mëdha në mënyrën se si njerëzit informohen sot, roli i fotoreporterëve mbetet thelbësor.

“Tani ka shumë gazetari qytetare, pamje nga ushtarët, video nga kamerat e trupit, dronë dhe materiale të tjera. Në këtë realitet të ri, roli ynë si fotoreporterë ka ndryshuar disi, por mbetet jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse ne hyjmë me një narrativë, integritet dhe mision për të treguar histori që zgjasin përtej fragmenteve të shkurtra vizuale”, thotë Haviv për Tëvë1.
Dokumentuesi i krimeve të luftës tregon nga përvoja e tij se shpeshherë interesi i publikut për një konflikt rritet dhe bie.

Ai rikujton kohën kur raportonte nga zonat e luftës në Ballkan.

“Interesi i publikut ngrihet dhe bie – njësoj si gjatë luftërave në Ballkan, ku shpesh askujt nuk i interesonte çfarë ndodhte në Sarajevë apo në Drenicë, e pastaj interesi kthehej sërish. Roli ynë sot mbetet i domosdoshëm dhe i vlefshëm, por jetojmë në një kohë me kaq shumë informacion sa që duhet kohë për të kuptuar plotësisht çfarë po ndodh”, shprehet fotoreporteri i luftës.
Haviv ka folur edhe për sfidat me të cilat përballen sot gazetarët palestinezë në përpjekjen e tyre për ta treguar historinë e tyre para botës.
“Puna e gazetarëve palestinezë është tejet e rëndësishme, sidomos sepse gazetarët ndërkombëtarë nuk lejohen të punojnë në terren, madje as gjatë armëpushimit. Ata mbajnë përgjegjësi të madhe, sepse duhet të tregojnë historinë e tyre, por edhe ta bëjnë atë të kuptohet globalisht. Ukraina është pak më ndryshe sepse ka qasje për gazetarët ndërkombëtarë, por dinamika është e ngjashme”, thotë ai.
Ron Haviv njihet për dokumentimin e gjerë të luftërave në ish-Jugosllavi: betejën e Vukovarit në Kroaci, rrethimin e Sarajevës, mizoritë në kampet serbe të përqendrimit në Bosnjë e Hercegovinë, si dhe spastrimin etnik të kryer nga “Tigrat e Arkanit”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

Thaçi pas intervistimit për shpronësimet në Shipitullë: Temë e përgatitur nga rivalët politikë

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

26 punonjës padisin Meta-n, pretendojnë se AI zgjodhi kujt i “ra shorti” për t’u pushuar nga puna

Mbi tri orë në mbledhjen e kryesisë- Abdixhiku pranon takimin me Kurtin, nuk flet për kushtet

Dorëzohen nënshkrimet për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

​Barcelona përgatit planin B nëse dështon transferimi i Alvarez

80 persona kërkuan ndihmë mjekësore në Han të Elezit për shkak të diarresë dhe vjelljes

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

7 shenja që ju tregojnë se keni nevojë për më shumë vitaminë A

Ministrja Rizvanolli po intervistohet në Prokurorinë Speciale

Prokuroria: Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për shpronësimet në Shipitullë

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Diskutime të gjata – Çka folën Osmani e Abdixhiku?/Ministrja serbe: Presim largimin e KFOR-it -MESDITË

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën