TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sesioni vjeshtor i Kuvendit nis me përplasje, seanca u ndërpre në mungesë kuorumi

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Sesioni vjeshtor i Kuvendit nis me përplasje, seanca u ndërpre në mungesë kuorumi

Sesioni vjeshtor i punimeve në Kuvendin e Kosovës, për deputetët është më ndryshe.

Paraprakisht ata njoftuam me diçka të re.

Në ulëset e tyre u vendosën doracak të përdorimit të pajisjeve të reja elektronike.

Tashmë ata votën e tyre do ta shfrytëzojnë në mënyrë elektronike.

Por, kjo nuk ndikoi në ballafaqimin midis pozitës dhe opozitës.

Qysh në fillim të seancës, deputeti nga mazhoranca Armend Muja, përmendi rritjen ekonomike në vend duke shtuar se 26% është rritur buxheti i Kosovës.
“ Po të mos ishim ne, ju them me përgjegjësi të plotë, që 1 miliardë euro në buxhetin e shtetit nuk do të ishin, dhe rrjedhimisht i gjithë financimi i shtesave për fëmijë, i gjithë financimi për ushtrinë, do të mungonte, pra kjo është origjina e financimit, të programeve qeveritare”, tha Muja.

Me këtë nuk u pajtua deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami.

“ 923 milionë prej atyre 1.1 miliardëve vinë prej inflacionit, 923 milionë vinë prej inflacionit, a e dini çfarë do të thotë kjo, në vitin 2023 i ki rrafsh katërqind e tridhjetë milionë rritje prej inflacionit, inflacioni gjatë qeverisjes suaj, i ka kushtuar ekonomisë së këtij vendi, 1.6 miliardë euro”, u shpreh Bajrami.

Ndërkaq deputeti Muja u pengua nga opozita në momentin që replikoi me deputeten Bajrami.

Disa fjalë për punët e qeverisë pati edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“ Në pabesinë më të madhe historike, kemi zënë vendin e ankuesve ndaj aleatëve tanë i sulmojmë ata, i godasim ata, për të marrë në fund asnjë rezultat vetëm se vulën e fajtorit dhe njollën e një shteti të vetmuar me të cilin nuk do të merret asnjë vend evropian. Prandaj për katër vjet nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë anëtarësim, prandaj ne Republika e Kosovës jemi nën masa dhe nën sanksione”, tha Abdixhiku.

E ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci u kritikua nga opozita për rritje të çmimit të librave, ajo tha se do të shqyrtohet nëse ka shkelje.

“ Jemi në bashkëpunim edhe me ministrin e linjës në mënyrë që çdo shkelje e identifikuar të marrë masa sipas legjislacionit në fuqi”, tha Nagavci.

Deputetët votuan zgjedhjen e një anëtari shqiptar për bordin e RTK-së, ndërsa përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës e pyetjeve parlamentare, në rend dite ishte edhe votimi i disa pikave që nuk kanë arritur të miratohen në seancat e sesion pranveror.

Pas pauzës një orëshe, kjo seancë dështoi për të vazhduar punimet pasi që nuk pati kuorum.

Tags: kuvendisesioni vjeshtor
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Planifikim e pjesëmarrje në vrasjen e dyfishtë – Gjykata ia cakton paraburgimin të dyshuarit që po kërkohej nga Danimarka

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje!

Pjesë e grupit të trafikantëve të drogës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

Pjesë e grupit të trafikantëve të drogës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Kurti takohet me komisionerin e OSBE-së për minoritete, thekson përgjegjësinë e serbëve lokalë për shfrytëzimin e të drejtave

Kurti takohet me komisionerin e OSBE-së për minoritete, thekson përgjegjësinë e serbëve lokalë për shfrytëzimin e të drejtave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën