Situata në Kuvendin e Kosovës është tensionuar sërish mes deputetëve të VV-së dhe atyre të PDK-së.Ishte deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ai i cili e ka shtyrë deputetin e VV-së, Adnan Rrustemin.
Pas kësaj, ishte deputeti i PDK-së, Artan Behrami, i cili ndërhyri dhe e largoi Lushtakun nga vazhdimi i përplasjes.
Deputetët e PDK-së po vazhdojnë të bëjnë thirrje që të thirret vazhdimi i seancës konstituive të kuvendit.
Më herët, ishte deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, ajo që e shtyu fizikisht deputeten e VV-së, Arbërie Nagavcin, duke kërkuar që të dalë jashtë sallës.
Përplasje tjera ka pasur edhe mes deputëve tjerë të PDK-së dhe Aleancës në njërën anë me ata të LVV-së në anën tjetër. Deputetët e PDK-së dhe të Ale




