TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sërish sulme ndaj policëve gjatë ndërrimit të viteve në Berlin

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Sërish sulme ndaj policëve gjatë ndërrimit të viteve në Berlin

Shqetësimi se nata e Vitit të Ri mund të bëhej sërish e dhunshme ishte i madh, sidomos në kryeqytetin gjerman, në Berlin.

Ditën e parë të Vitit të Ri policia e Berlinit njoftoi se koncepti i saj me vendosjen e zonave ku ishin të ndaluara fishekzjarret dhe përcaktimi i zonave që konsiderohen si pika të nxehta kishte funksionuar.

Rritja e ndjeshme e pranisë së policisë në ato zona të qytetit rezultoi edhe në një numër më të lartë arrestimesh. Në krye të detyrës ishin mijëra policë. Sipas shifrave të fundit në Berlin natën e Vitit të Ri u arrestuan përkohësisht rreth 390 vetë – shumë syresh për shkelje të Ligjit për armët dhe lëndët eksplozive.

Natën e Vitit të Ri në Berlin pranë Portës së Brandenburgut pati koncerte ku morën pjesë deri në 65.000 vetë.

Për shkak të frikës prej sulmesh të mundshme terroriste organet e rendit kishin krijuar një koncept kompleks sigurie. Në zonën e festës qytetarët mund të hynin vetëm me biletë, dhe në hyrje kishte kontrolle. Nuk lejoheshin as çantat, as fishekzjarret, as ushqimet, pijet apo gjëra të tjera.

Policia e Berlinit priste që në natën e Vitit të Ri të kishte një rrezik të shtuar trazirash për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, sidomos në të ashtuquajturat zona problematike me një popullsi të madhe myslimane, sepse javët e fundit kishin treguar se sa shpejt mund të ndryshojë gjendja, me demonstratat e shumta pro-palestineze në qytetet kryesore gjermane.

Policia e Berlinit, por edhe zjarrfikësit dhe shërbimet mjekësore ishin vënë në alarm. Punonjësit e urgjencës përjetojnë vazhdimisht sulme të dhunshme edhe në ditët normale.

Në një studim mbarëkombëtar nga Shoqata Gjermane e Brigadës së Zjarrfikësve (DFV), rreth gjysma e zjarrfikësve të anketuar deklaruan se ishin fyer, sharë dhe kërcënuar ose kishin përjetuar dhunë të drejtpërdrejtë gjatë detyrës në dy vitet e fundit.

Natën e Viti të Ri policia e Berlinit zhvilloi operacionin e saj më të madh për Vitin e Ri në disa dekadat e fundit. 2500 policë shtesë nga Berlini dhe landet e tjera ishin me shërbim në rrugë. Po ashtu në stacionet e trenit dhe në stacionet e tramvajeve dhe metrove ishin në gatishmëri edhe 500 oficerë të policisë federale. 1000 policë të tjerë qenë në detyrë në rajonet e policisë dhe me makina patrullimi./ DW/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tensione në gjyqin për vrasjen e Renis Dobrës, përplasje fizike mes të akuzuarve

Tensione në gjyqin për vrasjen e Renis Dobrës, përplasje fizike mes të akuzuarve

Ministri izraelit i Financave kundër marrëveshjes së Trumpit me Iranin: E keqe për Izraelin

Ministri izraelit i Financave kundër marrëveshjes së Trumpit me Iranin: E keqe për Izraelin

Qeveria britanike ndalon qasjen në rrjetet sociale për personat nën moshën 16 vjeç

Qeveria britanike ndalon qasjen në rrjetet sociale për personat nën moshën 16 vjeç

Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë: Nëntë të vdekur dhe dëme në katedralen historike të Kievit

Rusia intensifikon sulmet në Ukrainë: Nëntë të vdekur dhe dëme në katedralen historike të Kievit

​Prokuroria trajtoi mbi 1,100 raste korrupsioni nw vitin 2025 – sekuestroi pasuri mbi 64 milionë euro

​Prokuroria trajtoi mbi 1,100 raste korrupsioni nw vitin 2025 – sekuestroi pasuri mbi 64 milionë euro

Ish-ministri Shala dënohet me 2 vjet burgim

Ish-ministri Shala dënohet me 2 vjet burgim

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Tifozët e Japonisë vazhdojnë me traditën e pastrimit

Tifozët e Japonisë vazhdojnë me traditën e pastrimit

Cucurella zyrtarizohet te Real Madridi

Cucurella zyrtarizohet te Real Madridi

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Vrasja e 27-vjeçarit në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj tre të arrestuarve

De Bruyne gati të jetë lider i Belgjikës në Botërorin e tij të fundit

De Bruyne gati të jetë lider i Belgjikës në Botërorin e tij të fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën