TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sërish probleme me rrymën: Pse nuk po stabilizohet situata në Kosovë?

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
Sërish probleme me rrymën: Pse nuk po stabilizohet situata në Kosovë?

Dy termocentrale të vjetra prej disa dekadash, Kosova A dhe Kosova B, e mbajnë mbi supe barrën e furnizimit me energji elektrike të mbi 1.5 milion qytetarëve të Kosovës.

Për rehabilitimin e tyre, për ta rritur sigurinë e furnizimit me energji përballë rritjes së nevojës së qytetarëve për rrymë, vetëm më 2025 janë ndarë miliona euro, sipas Qeverisë në detyrë.

Investime milionëshe në rrjet përmendën edhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

Megjithatë, periudha e fundvitit sikur i rrëzon të gjitha matematikat. Ulja e temperaturave atmosferike, dyndja e diasporës në Kosovë – të gjitha ndikojnë nga pak.

KEDS-i u bëri thirrje qytetarëve më 22 dhjetor për kursim të energjisë në orët e pikut, për të ruajtur stabilitetin e furnizimit me rrymë – konsumi i energjisë ka arritur ditëve të fundit në mbi 1.365 megavat rrymë brenda një ore.

Për shkak të ngarkesës së madhe në rrjetin e shpërndarjes pati ndërprerje të rrymës në disa qytete. Bizneset u ankuan për dëme të mëdha.

Ka, po ashtu, shqetësime që reduktimet mund ta cenojnë edhe procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Prodhimi vs. importi

Kosova arrin ta prodhojë 94 për qind të energjisë – apo rreth 800 megavat në orë – përmes djegies së thëngjillit, ndërsa sasinë tjetër e siguron nga burimet e ripërtërishme: hidrocentralet, panelet diellore dhe turbinat e erës.

Ish-ministri i Energjisë i Kosovës, Ethem Çeku, thotë për Radion Evropa e Lirë se thelbi i krizës qëndron te mungesa e investimeve kapitale në sektorin e energjisë, dhe te pamundësia për të tërhequr investitorë të mëdhenj, prandaj çmimi i rrymës do të rritet vazhdimisht.

“Investimet janë arna-arna. Nuk kanë mundur ta mbajnë prodhimin blloqet e Kosovës A dhe B, nuk është hapur tregu për investime private në energjinë diellore dhe të erës. Janë investime minimale”.

Sipas tij, paratë e shtetit janë duke shkuar kryesisht në blerje të energjisë, dhe kjo është një politikë krejtësisht e gabuar.

Të dhënat e Doganës së Kosovës tregojnë se vendi ka importuar rrymë në vlerë të rreth 248 milionë eurove në periudhën janar-nëntor 2025, ndërsa ka eksportuar në vlerë të rreth 48 milionë eurove.

Importin, Kosova e ka siguruar kryesisht nga Maqedonia e Veriut, në vlerë të 114 milionë eurove, dhe nga Shqipëria, në vlerë të 94 milionë eurove, ndërsa ka importuar në vlera nga 3-4 milionë edhe nga Sllovenia, Serbia e Danimarka.

Së voni, në Kosovë ka pasur akuza e raportime të shumta në media se Kosova është duke bashkëpunuar me biznesmenë serbë për blerje të rrymës përmes skemave të ndryshme, mirëpo Qeveria në detyrë i ka hedhur poshtë të gjitha këto pretendime.

Shansi i humbur me Kosovën e Re

Më 2017, Kosova nënshkroi marrëveshje komerciale me kompaninë amerikane Contour Global, për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re.

Vlera e projektit ishte 1.3 miliard euro, ndërsa kapaciteti i prodhimit të energjisë pritej të rritej për 500 megavat.

Planet ishin që termocentrali të funksionalizohej më 2023, me një jetëgjatësi prej 40 vjetësh.

Shoqëria civile në Kosovë dhe zëra ndërkombëtarë ishin kundër ndërtimit të një termocentrali të ri me thëngjill për shkaqe mjedisore.

Më 2020, Contour Global u tërhoq nga projekti, duke përmendur se nuk synonte më projekte me thëngjill, si dhe për shkak të ndryshimit të udhëheqjes në Kosovë.

Në pushtet, atë kohë, ishin Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kishin shprehur shqetësime për mundësinë e shtrenjtimit të çmimit të energjisë.

Megjithatë, Çeku beson se Kosova është dashur t’i bindte me çdo çmim Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me investitorë të fuqishëm të ndërtohej termocentrali i ri.

“Ne nuk kemi alternativë tjetër, hidroja është minimale, energjia e erës është e vogël, energjia diellore është me kosto tepër të shtrenjtë, edhe pse ka ditë të mjaftueshme me diell, mirëpo bazën e zhvillimit të sektorit të energjisë është dashur ta mbajmë me linjit”, thotë ai, duke përmendur se edhe shtetet evropiane kanë plane rezervë për prodhim të energjisë me thëngjill, sidomos pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, e cila e rriti krizën me energjinë.

Planet e Kosovës në të ardhmen
Kosova miratoi në marsin e 2023-tës Strategjinë për energji 2022-2031.

Përveç rinovimeve të termocentraleve aktuale, prioritet kanë burimet e ripërtërishme, prej të cilave pritet të gjenerohet 35 për qind e energjisë elektrike pas 10 vjetëve.

Për më tepër, Kosova nënshkroi edhe një marrëveshje për dekarbonizim – heqjen e thëngjillit nga përdorimi – deri më 2050.

Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës, prej vitit 2022, ka ndarë subvencione për qytetarët që blejnë pajisje efiçiente për ngrohje (klima, pompa termike, kaldaja me biomasë), mirëpo ekspertët vlerësojnë se ky vendim nuk ishte menduar mirë, sepse vetëm e ka ngarkuar edhe më tepër rrjetin energjetik.

“Politika e subvencioneve, herë e faturave, herë e disa çështjeve tjera, nuk janë zgjidhje të problemit. Janë mbulim i problemit”, vlerëson ish-ministri Çeku.

Një tjetër projekt i madh për energjinë u prezantua në prill të vitit 2024 nga Kosova dhe nga Korporata e Sfidës së Mijëvjeçarit e Qeverisë amerikane.

Programi në vlerë të 236 milionë dollarëve parashihet ta transformojë sektorin e energjisë, pasi do të ndërtohen vende apo bateri për ruajtjen e energjisë, që ajo të shfrytëzohet më pas varësisht prej nevojave.

Tags: KedsKEKKosoveprobleme me rrymëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhomat e Specializuara: Vizitat humanitare të të paraburgosurve në Kosovë lejohen vetëm mbi bazë ligjore dhe vendim gjyqësor

Dhomat e Specializuara: Vizitat humanitare të të paraburgosurve në Kosovë lejohen vetëm mbi bazë ligjore dhe vendim gjyqësor

KFOR: Ushtarët italianë po rrisin praninë dhe sigurinë në Kosovë

KFOR: Ushtarët italianë po rrisin praninë dhe sigurinë në Kosovë

Aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë, tre të lënduar

Abdixhiku premton investime 1 miliard euro në arsim dhe rritje të pagave për mësimdhënësit

Abdixhiku premton investime 1 miliard euro në arsim dhe rritje të pagave për mësimdhënësit

Zhgënjim i madh te kampionët, Drita mbyll bashkëpunimin me mesfushorin

Zhgënjim i madh te kampionët, Drita mbyll bashkëpunimin me mesfushorin

Emisioni “Ditari” 25.12.2025

Emisioni “Ditari” 25.12.2025

I tepërt te Barcelona, portieri Ter Stegen synon largimin

I tepërt te Barcelona, portieri Ter Stegen synon largimin

E fundit për këtë vit në “Air Albania”, Egnatia – Dinamo premtojnë spektakël në Superkupën e Shqipërisë

E fundit për këtë vit në “Air Albania”, Egnatia – Dinamo premtojnë spektakël në Superkupën e Shqipërisë

Manaj: ”Goli në Serbi ishte një nga momentet më të bukura në karrierën time”

Manaj: ”Goli në Serbi ishte një nga momentet më të bukura në karrierën time”

Broja në kërkim të vazhdimësisë, trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi

Broja në kërkim të vazhdimësisë, trajneri gati t’i bëjë “dhuratë” sulmuesit kuqezi

Dhomat e Specializuara: Vizitat humanitare të të paraburgosurve në Kosovë lejohen vetëm mbi bazë ligjore dhe vendim gjyqësor

Dhomat e Specializuara: Vizitat humanitare të të paraburgosurve në Kosovë lejohen vetëm mbi bazë ligjore dhe vendim gjyqësor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën