TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sërish përplasje në Kuvend për ndryshimin e rendit të ditës

by teve1
1 orë ago
1
A A
Sërish përplasje në Kuvend për ndryshimin e rendit të ditës

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me debat mes pozitës dhe opozitës lidhur me propozimet për ndryshimin e rendit të ditës.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka propozuar shtimin e dy pikave të reja: Projektligjin për Energjinë dhe Projektligjin për Energjinë Elektrike, të cilat sipas saj duhet të renditen si pika e gjashtë dhe e shtatë.

Po ashtu, ajo ka kërkuar që propozimi për dy kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese të vendoset si pikë e tetë e rendit të ditës.

Këto propozime janë kundërshtuar nga partitë opozitare.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se projektligjet po procedohen me nxitim dhe pa analizë të duhur.

Sipas tij, paketa ligjore prek në mënyrë të gjerë bazën juridike, ekonomike dhe organizative të sektorit energjetik.

“Ne na sillet një paketë e ligjeve ku komplet baza juridike, ekonomike, organizative e sektorit centralizohet, jashtë çdo parimi etik në raport me kohën, tregun e punës, zhvillimet globale, por mbi të gjitha me interesin tonë nacional”, tha ai.

Kundërshtime ka shprehur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu ka kritikuar mënyrën e procedimit të projektligjeve, duke kërkuar respektimin e afateve dhe procedurave të rregullta parlamentare.

“E kundërshtojmë absolutisht mënyrën e tillë të imponimit të ligjeve në seanca të rregullta, jashtë procedurave të rregullta. Prandaj ju lus ta përdorni autoritetin tuaj dhe të mos lejoni që në agjendë e në seancë të vijnë ligjet të pa trajtuara në mënyrë dhe me afate të rregullta”, tha Jehona Lushaku – Sadriu.

Ndërkaq, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Besnik Tahiri ka bërë të ditur se kjo parti nuk do të mbështesë shmangien e procedurave pa një urgjencë të qartë.

Ai ka theksuar se prioritet duhet të jetë adresimi i çështjeve konkrete për qytetarët, përfshirë politikat që lidhen me çmimin e energjisë elektrike.

“Kërkesa për shmangie për këto dy ligje është kërkesë e gabuar, që tenton t’i fusë ligjet në trajtim pa një konsultim të thellë. Ne nuk do të votojmë shmangie përderisa nuk shihet një urgjencë e saktë. Urgjenca që do të duhej të ishte sot është një politikë publike e institucioneve përkatëse e mbështetur nga Qeveria dhe e votuar nga Kuvendi, do të ishte lirimi i çmimit të energjisë elektrike”, tha ai.

Pas kundërshtive, ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka thënë se çështja e energjisë është diskutuar dhe ka qenë e gatshme qysh më 2024, derisa ka theksuar se është parakusht që projektligji të miratohet ashtu që Kosova të përfitojë nga Plani i Rritjes.

“Ne më 2024 i kemi pasur ligjet gati dhe e dimë çfarë ka ndodhur pas asaj periudhe. Ligjet i kanë kaluar konsultimet publike ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i analizuar dhe te gjithë i kanë parë. Këto ligje i kemi si kusht për të përfituar nga plani i rritjes, janë 9 milionë euro. Sjellin përmirësime të dukshme. Ne jemi në situatë ku lufta në Iran është duke e rrezikuar për krizë me energjinë kjo e rrit pasigurinë dhe nëse nuk i votoni ju me vetëdije jeni duke na e vështirësuar menaxhimin me krizën eventuale qe do të vijë gjatë muajve në vijim. Kurrkund në Evropë transmisioni nuk i raporton Kuvendit. Është bërë zgjidhje sui generis më 2016 sepse s’keni ditë më shume dhe s’keni mundur më shumë tash po e rregullojmë këtë”, theksoi ajo.

Ndërsa, Bedri Hamza i PDK-së i ka reaguar ministres Rizvanolli se është fajtore pse e ka vonuar projektligjin.

“Ministre Kosova mund ti humb paratë por ti je fajtore për shkak se nuk e keni proceduar ligjin në kohë. Ju nuk e keni dhënë këtë mundësi pse nuk e keni sjellë para dy javë ose tri javë. Kush ju ka ndalu meqë po thoni se ligji është bërë më 2024, kush ju ka ndaluar ta sillni. Pse po e sillni tash në këtë mënyrë të përshpejtuar. Si ministre të lus të përdorni fjalor adekuat”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Musliu: Kuvendi po shndërrohet në mekanizëm formal, pa respekt për deputetët

Musliu: Kuvendi po shndërrohet në mekanizëm formal, pa respekt për deputetët

Tahiri kërkon nga Qeveria kompensimin e ushtarëve për orët shtesë

Tahiri kërkon nga Qeveria kompensimin e ushtarëve për orët shtesë

Kurti: Përpjekje që toleranca të ndikohet nga jashtë

Kurti: Përpjekje që toleranca të ndikohet nga jashtë

Tërnava: Kosova shembull për tolerancë dhe se organizatat për konvertim po e prishin ketë tolerancë

Tërnava: Kosova shembull për tolerancë dhe se organizatat për konvertim po e prishin ketë tolerancë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën