TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia vazhdon arrestimet e qytetarëve të Kosovës, bëhet thirrje të shmangen lëvizjet drejt këtij shteti

Arrestimi i qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare me Serbinë po kthehet në shqetësim serioz. Sot, autoritetet serbe arrestuan dhe më pas liruan ish-pjesëtarin e Policisë së Kosovës, Nexhat Pirevën. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Pireva po udhëtonte bashkë me familjen e tij drejt Bujanocit.

by tëvë1
5 muaj ago
1 0
A A

Autore:Jona Kelmendi

Nisi një udhëtim familjar, mirëpo përfundoi nën prangat e autoriteteve serbe.

Ish zyrtari i Policisë së Kososvës, Nexhat Pireva, u arrestua sot në pikën kufitare të Dheu i Bardhë dhe pas disa orëve presioni e marrje në pyetje, u lirua.

Për këtë rast informoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një njoftimi zyrtar.

“Pas marrjes në pyetje për rreth katër orë, z. Pireva është liruar dhe aktualisht ndodhet në liri. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës denon veprimet e vazhdueshme te autoriteteve serbe, të cilat perbëjne keqtrajtim të shtetasve te Republikës së Kosovës dhe janë në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara mes dy shteteve”, thuhet nga MPJD.

Sipas ministrisë, Nexhat Pireva po udhëtonte bashkë me familjen për në Bujanoc.

Me ndalimin e sotëm, Pireva i është shtuar listës së gjatë të kosovarëve të cilët pa ndonjë dëshmi të fortë, u arrestuan nga Serbia.

Një nga ta është edhe Nezir Mehmetaj, i cili u mbajt në burg të Beogradit për gjashtë vite, pa ndonjë bazë ligjore dhe pa vendim të formës së prerë.
Mehmetajn e vizitoi sot ministri në detyrë i drejtësisë, Blerim Sallahu.

Pak ditë më parë, Presidentja Osmani priti në takim edhe ish-zyrtarin tjetër të Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia, Arbnor Spahiun.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se kjo është një fushat e Serbisë ndaj ish – pjestarëve të UÇK-së, por edhe zyrtarëve të instituconëve të sigurisë së Kosovës.

“Jo vetem ndaj pjesëtarëve të ish – UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, por edhe ndaj pjesëtarëve të sektorit të sigurisë në vecanti policisë, ish policëve po ndërmerret një fushatë e madhe në arrestimin çoftë në kalimet kufitare në Serbi, por edhe në brendi të Serbisë, vetëm këtë vit janë arrestuar edhe mbajtë 5 pjestarë të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës dhe dy nga ish policet, pra ishte Z.Spahiu dhe Z.Pireva ndërsa Z.Afrim Qenaj nga Prizreni mbahet akoma në arrest në Beograd. Mendoj që kjo fushatë ka fillu qysh heret me shpalljen e 150 aktakuzave përmes faqes së Interpolit dhe ajo më kohëështë injoru nga shumica e shteteve që kanë uniformë, mirëpo nga disa vende ato po zbatohen përveç Serbisë ato po zbatohen në pika Serbska në Malë të Zi dhe nga autoritetet pro Serbe ne Mitrovicë të Veriut”, ka thënë Ibishi.

Ibishi, që në të kaluarën ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës, u bën thirrje veteranëve të UÇK-së që ta shmangin kalimin nga Serbia.

“Kjo disa herë prej autoriteve gjegjësishtë MPJD por edhe autoritetev të tjera të vendit është tërhequr vrejtja që të shmangin kalimet kufitare me Serbinë por gjithashtu nuk është fare i sigurtëëdhe udhëtimi në rrugë tokësore edhe në pjesën për Mal te Zi drejtuar Kroacisë por njëkohësisht edhe per Maqedoni, mendoj që këto duhet me kujdes që të jenë parasysh gjegjësisht pjestarët e Ushtrisë Clirimtare te Kosovës apo ish pjestarë duhët të jenë shumë të kujdeshëm nga se mund të arrestohen dhe të i nenshtrohen procedtuave të një pushteti autoritarë në Serbi “, ka thënë ai.

Thirrje për ta shmangur kalimin nëpër Serbi, në vazhdimësi ka pasur edhe nga ministria e Punëve të Jashtme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti akuzon opozitën se kanë bërë koalicione paszgjedhore

Kurti akuzon opozitën se kanë bërë koalicione paszgjedhore

Kurti kritikon opozitën: Respektimi i rezultateve zgjedhore nuk është nënshtrim

Kurti kritikon opozitën: Respektimi i rezultateve zgjedhore nuk është nënshtrim

Haxhiu: Në demokracinë parlamentare mund të ketë dallime politike, por s’duhet shkelur rendi kushtetues

Haxhiu: Në demokracinë parlamentare mund të ketë dallime politike, por s’duhet shkelur rendi kushtetues

Nis seanca ku do të diskutohet për presidentin, opozita nuk merr pjesë

Nis seanca ku do të diskutohet për presidentin, opozita nuk merr pjesë

Kurti akuzon opozitën se kanë bërë koalicione paszgjedhore

Kurti akuzon opozitën se kanë bërë koalicione paszgjedhore

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

I dyshuari për të shtënat në darkën në Uashington do të paraqitet në gjykatë

Kurti kritikon opozitën: Respektimi i rezultateve zgjedhore nuk është nënshtrim

Kurti kritikon opozitën: Respektimi i rezultateve zgjedhore nuk është nënshtrim

Haxhiu: Në demokracinë parlamentare mund të ketë dallime politike, por s’duhet shkelur rendi kushtetues

Haxhiu: Në demokracinë parlamentare mund të ketë dallime politike, por s’duhet shkelur rendi kushtetues

Nis seanca ku do të diskutohet për presidentin, opozita nuk merr pjesë

Nis seanca ku do të diskutohet për presidentin, opozita nuk merr pjesë

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Kontrata e re e Rrahmanit, 3.8 milionë euro në vit

“Ditari”- 27.04.2026

“Ditari”- 27.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën