TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbia pezullon eksportet e grurit, miellit, misrit e vajit

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Serbia pezullon eksportet e grurit, miellit, misrit e vajit

“Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiq të martën.

Duke folur për televizionin serb B92, Vuçiq tha se shteti do t’i subvencionojë derivatet për fermerët.

“Ne do të subvencionojmë që çmimi i euro-naftës në të gjitha pikat e karburantit të Industrisë së Naftës së Serbisë të mbetet së paku 179 dinarë [rreth 1.5 euro] për të paktën një muaj e gjysmë. Për të gjithë të tjerët do të ketë rritje minimale”, tha Vuçiq.

Vuçiq shtoi se Serbia është në pritje të vendimit të Bashkimit Evropian për importin e energjisë nga Rusia.

Shtetet e Bashkuara e ndaluan atë të martën, si ndëshkim për Rusinë, e cila ka pushtuar Ukrainën.

“Nëse vendimi është që të ndalohet importi i të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia, atëherë edhe ne jemi në telashe. Nuk kemi ku t’i marrim, nafta dhe gazi nuk mund të bien nga qielli”, tha Vuçiq.

Duke folur për gjendjen e rezervave të mallrave të Serbisë, më 2 mars, Vuçiq ka thënë se Serbia është e përgatitur për së paku dy muajt e ardhshëm.

Kosova, gjatë vitit 2021, ka importuar 84 mijë tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit nga Serbia – nga 115 mijë tonë sa ka importuar në total nga shtete të ndryshme, si: Kroacia, Austria, Maqedonia e Veriut, Hungaria.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, më 24 shkurt, Serbia ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës, por nuk u është bashkuar sanksioneve që BE-ja ka vendosur kundër Moskës./rel

Tags: Serbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani konfirmon vdekjen e Komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare

Irani konfirmon vdekjen e Komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare

Papa Leo XIV hedh poshtë pretendimet se Zoti justifikon luftën në mesazhin e Meshës së Palmave

Papa Leo XIV hedh poshtë pretendimet se Zoti justifikon luftën në mesazhin e Meshës së Palmave

Policia izraelite pengon udhëheqësit katolikë të hyjnë në Kishën e Varrit të Shenjtë në Ditën e Palmave

Policia izraelite pengon udhëheqësit katolikë të hyjnë në Kishën e Varrit të Shenjtë në Ditën e Palmave

Netanyahu shmang zgjedhjet e parakohshme pas miratimit të buxhetit nga Parlamenti i Izraelit

Netanyahu shmang zgjedhjet e parakohshme pas miratimit të buxhetit nga Parlamenti i Izraelit

S’ka konstituim të Kuvendit në votimin e parë

LDK inicion seancë të jashtëzakonshme për çmimin e lartë të naftës

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Në ambasadën e Sllovenisë hapet ekspozita “Nga Dardania në Pavarësi”

Irani konfirmon vdekjen e Komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare

Irani konfirmon vdekjen e Komandantit të Marinës së Gardës Revolucionare

Veteranët kërkojnë përgjegjësi, mbyllin protestën me hedhje të ngjyrës së kuqe para Kuvendit

Veteranët kërkojnë përgjegjësi, mbyllin protestën me hedhje të ngjyrës së kuqe para Kuvendit

Çitaku kërkon hetim për ekspozitën: Kërkim falja nuk mjafton për pasaktësitë

Çitaku kërkon hetim për ekspozitën: Kërkim falja nuk mjafton për pasaktësitë

Papa Leo XIV hedh poshtë pretendimet se Zoti justifikon luftën në mesazhin e Meshës së Palmave

Papa Leo XIV hedh poshtë pretendimet se Zoti justifikon luftën në mesazhin e Meshës së Palmave

Rikthehet rryma në zonat e prekura pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

Rikthehet rryma në zonat e prekura pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën