TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbia nuk lejon subvencionimin nga Qeveria e Kosovës për bujqit, KKSH e quan akt armiqësor

by tëvë1
1 vit ago
16
A A
Serbia nuk lejon subvencionimin nga Qeveria e Kosovës për bujqit, KKSH e quan akt armiqësor

Këshilli Kombëtar Shqiptar e ka cilësuar akt të hapur armiqësor ndaj shqiptarëve  dy vendimet e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Dialogun Social të Serbisë për shfuqizimin e vendimit për subvencionet e fermerëve shqiptarë, të financuara nga Fondi i Qeverisë së Kosovës dhe refuzimin e regjistrimit të kryetarit të ri të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Sipas këtij këshilli vendimet janë diskriminuese.

“Këto akte janë shembuj të qartë të politikave diskriminuese të shtetit serb ndaj shqiptarëve, të cilët vazhdojnë të përballen me shtypje politike, izolim ekonomik dhe përjashtim nga vendimmarrja institucionale”, thuhet në reagim.

Sipas Këshillit Kombëtar Shqiptar vendimi për shfuqizimin e subvencioneve nga Qeveria e Kosovës është i paligjshëm.

“Ky vendim përbën një akt bllokade të qëllimshme ekonomike, duke dëshmuar qartë qëllimin e Serbisë për të penguar zhvillimin e shqiptarëve në çdo mënyrë të mundshme. Serbia nuk ofron ndihmë për Luginën e Preshevës dhe, njëkohësisht, ndalon çdo përpjekje për mbështetje nga Kosova, duke krijuar një rreth vicioz varfërie dhe izolimi”, thuhet tutje.

Poashtu thuhet se pretendimi se kandidatura për kryetar nuk u dorëzua brenda afatit të parashikuar është një alibi e pastër politike, e përdorur për të paralizuar funksionimin e Këshillit.

“Ky veprim synon të krijojë një ngërç institucional, duke i mohuar shqiptarëve të drejtën për të udhëhequr dhe përfaqësuar veten në një organ që supozohet të jetë autonom. Kjo qasje e hapur diskriminuese dëshmon se Serbia nuk e ka qëllim respektimin e të drejtave të pakicave, por synon të kontrollojë dhe dobësojë çdo institucion shqiptar që përpiqet të funksionojë në përputhje me ligjin dhe të mbrojë të drejtat e komunitetit të tij”, thuhet nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.

Qeveria ndan mbi 1 milion euro për shqiptarët e Luginës së Preshevës që merren me bujqësi

 

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK edhe 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Motivet e vrasjes së dyfishtë në Majac ende nuk dihen, e dyshuara mori peng 73-vjeçaren

Behrami: Kurti dëshiroi garë për presidentin, jo marrëveshje

Behrami i reagon ambasadorit gjerman: Heshtët për shkeljet që u bënë nga Specialja

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Kremlini paralajmëron SHBA-në kundër sulmit ndaj centralit bërthamor të Iranit

Italia mbetet pa Chiesan

Italia mbetet pa Chiesan

SHBA lëshon alarm sigurie në shkallë globale mes rritjes së tensioneve me Iranin

SHBA lëshon alarm sigurie në shkallë globale mes rritjes së tensioneve me Iranin

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

Hysaj e Laçi optimistë për duelin në Varshavë

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Mittelmark 2026” në Gjermani

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Irani kërcënon të vendosë mina detare në të gjithë Gjirin Persik nëse sulmohen brigjet ose ishujt e tij

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Foda flet për mungesën e Rrahmanit dhe Avdullahut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën