TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia nuk e tërhoqi letrën dorëzuar BE-së, kritikohet Lajçak

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A

Emisari i posaçëm nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, më 6 shtator gjatë vizitës në Kosovës tha se letra e dorëzuar nga Ana Bërnabiq në BE, është tërhequr, por zëvendës kryeministri i Kosovës Bensik Bislimi tha se një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Partia në pushtet kritikon BE-në siq thonë, janë vënë në lajthitje pasi që Lajcak nuk e ka thënë të vërtetën, ndërkaq, nga PDK thanë se Miroslav Lajcak gjithmonë ka qenë i njëanshëm në dialog. E LDK-ja kërkojnë sqarim për këtë çështje.

Më 6 shtator erdhi për vizitë në Kosovë.

Pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, sllovaku u pyet nga gazetarët për fatin e Letrës së Serbisë që i kishte dërguar BE-së.

Emisari Lajçak duket se nuk pati informacion të duhur nëse është tërhequr ose jo letra e ish kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në të cilën thuhet se Beogradi zyrtar nuk zbaton asnjë marrëveshje me Kosovën.

“Letra (e ish-kryeministres Ana Bërnabiq) është tërhequr. Ka deklarata këtu dhe atje që nuk ndihmojnë fare”, tha Lajçak.

Por këtë deklaratë e demantoi edhe njëherë zëvendës kryeministri Besnik Bislimi i cili pas takimit që pati në Bruksel më 17 shtator, tha se letra nuk është tërhequr nga Serbia.

Këtë qasje të ndërmjetësuesit evropian,  po e sheh të dëmshme deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami i cili tha se BE-ja e ka vendosur Kosovën ne lajthitje.

“Është për tu ardhur keq sepse deri më tani ne i kemi marrë me shumë seriozitet deklarimet e Bashkimit Evropian tani i bije që ka mundësi që përfaqësuesit e Bashkimit Evropian kanë mundur ta vendosin shtetin e Kosovës në lajthitje me këto deklarime, dhe këtu kemi një thyrje të madhe për arsyeje  se aleati në të cilin kemi besuar që është korrekt në ndërmjetësim po del që kryesuesi i këtij ndërmjetësimi ka bërë deklarime të cilat nuk janë të vërteta”, tha Alban Bajrami nga LVV.

Nga LDK-ja kritikuan qeverinë për mos transparencë por që kërkuan edhe nga BE-ja sqarim për deklaratat e emisarit të BE-së.

“Nga fillimi kemi pas jo transparencë në dialog, dhe të gjitha takimet që janë mbajtur në Bruksel, ka qenë dashur kryeministri ose zëvendës kryeministri me ardhë me raportua para dhe pas çdo takimi në Bruksel por gjithçka është mbajtur me dyer të mbyllura. Unë i kam dëgjuar këto deklarata po pres me dal dikush me i sqaru dikush thotë është tërhequr dikush thotë nuk është tërhequr, dicka po ndodh dikush duhet me thënë të vërtetën”, tha Rrezarta Krasniqi ng LDK.

E Mergim Lushtaku nga PDK-ja, ritheksoi qëndrimin e partisë së tij që e kanë thënë më herët se Mirsolav Lajçak nuk është treguar neutral në dialog me Serbinë, por kritikoi edhe qeverinë për mos transparencë në procesin e takimeve në Bruksel.

“Ne si Parti Demokratike e Kosovës kemi qenë kundër një dialogu i udhëhequr nga Lajçak për arsyeje se nga shteti që ai e përfaqëson, dihet që nuk e njeh Kosovën dhe kemi vërejtur një anshmëri. Tani realisht po e shohim pozitën e Lëvizjes Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin e Bisnik Bislimin që kanë ardhë në qëndrimet e tona në aspektin që Lajçak është i njëanshëm”, tha Lushtaku.

Ndërkohë përpos deklaratave, Serbia edhe me veprime ka dëshmuar se nuk e respekton në tërësi Marrëveshjen e Ohrit si në rastin e propozimit të amendamenteve kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Shefi i BE-së i dorëzon sot Kurtit Raportin e Progresit, pas takimit konferencë për media

Shefi i BE-së i dorëzon sot Kurtit Raportin e Progresit, pas takimit konferencë për media

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë

Policia nis hetimet për dy raste të vdekjeve

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Sindikata e Policisë së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatës së Policisë së Lituanisë

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Anulohet seanca ndaj ish-ministrave Krasniqi dhe Shala

Ermal Krasniqi në 11-shen e javës në Poloni

Ermal Krasniqi në 11-shen e javës në Poloni

Sa për qind e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në internet?

Sa për qind e familjeve në Kosovë nuk kanë qasje në internet?

Bashkimi gjobitet për incidentin e xhiros së fundit

Bashkimi sfidon Cibonën në FIBA Europe Cup

Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte dy ndeshje shumë interesante

Mbrëmje e madhe në Champions, përballje gjigantësh në Paris dhe Anfield

Ylli pëson edhe nga Prishtina

Prishtina synon fitoren e katërt radhazi në ENBL

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën