tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Serbia mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të situatës në Kosovë

tëvë1 nga tëvë1
27/05/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në Beograd më 27 maj po mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku po merr pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo seancë, ku takohen përfaqësuesit e të gjitha institucioneve të sigurisë në Serbi, po mbahet një ditë pas përleshjeve mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Policia e Kosovës asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaiviqit dhe Zubin Potokut që të hyjnë në zyrat e tyre, që hasi në kundërshtim nga grupe të serbëve lokalë.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë qytetarët e mbledhur para ndërtesave komunave, ndërkaq ata hodhën gurë në drejtim të policëve. Pas ndërhyrjes së policisë, kryetarët e rinj hynë në zyrat e tyre.

Policia bëri të ditur se të paktën pesë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime.

Rritja e tensioneve në veri u dënua nga faktori ndërkombëtar, ndërkaq Serbia ngriti gatishmërinë luftarake.

Shtetet e Bashkuara i kërkuan Qeverisë së Kosovës që të përmbahet nga “çdo veprim i mëtejmë që do t’i ndezë tensionet dhe do të nxisë konflikt”, ndërkaq Bashkimi Evropian po ashtu dënoi “veprimet e njëanshme” të Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, megjithatë, sipas tij, çdo opsion tjetër “do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj”.

Në katër komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet e 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe.

Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar./rel

Të ngjashëm

LAJMET

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
LAJMET

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
LAJMET

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
LAJMET

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
Foto ilustruese
LAJMET

Aksident me tre të lënduar në Maxhunaj të Vushtrrisë

02/06/2023
LAJMET

Sveçla: Policia dhe AKI kanë arritur t’i identifikojnë kriminelët në veri

02/06/2023

Kurti: Ekstremistët e dhunshëm në veri të arrestohen, pastaj zgjedhje të parakohshme

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk e konteston domosdoshmërinë për zgjedhje të parakohshme në veri, por paraprakisht duhet...

Zeqiri: Nuk po mendojmë për t’u dorëhequr, situata po qetësohet dita ditës

02/06/2023
0

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri vlerëson se në situatën aktuale, nuk duhet të ketë zgjidhje në veri. Ai bëri...

Hamiti: Bidenin nuk e ka quajtur ‘naiv’ as Lavrovi, kush është Albin Kurti ta bëjë

02/06/2023
0

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka dhënë kritika të forta për kryeministrin Kurti, i cili para disa ditës...

Kurti: Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkanin Perëndimor

02/06/2023
0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka mohuar pretendimet se Policia e Kosovës ka përdorur dhunë në trazirat e fundit në...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.