TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

nga Tëvë1
24 Maj, 2025
10
A A
Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri

Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident një ditë më parë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq.

Daçiq tha në një njoftim se “polici i Kosovës Dylot Brahimi do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe, pa parashkrim, sa herë që kjo të jetë e mundur”.

Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008 dhe njihet nga mbi 100 vende të botës.

Incidenti në Mitrovicën e Veriut më 23 maj shkaktoi reagime të shumta kryesisht për shkak të mënyrës se si i ishte përgjigjur atij një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi.

Polici është kritikuar se veproi në mënyrë “selektive” dhe përdori “forcë të tepruar” kur e ndali një maturant serb të Kosovës gjatë një feste të maturantëve në Mitrovicën e Veriut për shkak se, siç thuhet, ai i kishte provokuar njerëzit në një kafene aty pranë.

Policia e Kosovës për rajonin e veriut njoftoi më 23 maj se parada e maturantëve serbë në qendër të Mitrovicës së Veriut përfundoi “qetësisht dhe pa ndonjë problem”.

Megjithatë, në deklaratë thuhet se Policia duhej të ndërhynte gjatë festimeve për shkak të disa provokimeve, por se situata u qetësua dhe se festa vazhdoi.

Në deklaratën e policisë nuk saktësohet se kush kë po e provokonte dhe në çfarë mënyre.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet një maturant gjatë paradës duke treguar gishtin e mesëm në drejtim të një kafeneje, ndërsa nga aty një klient, siç thuhet, po bënte me duar simbolin e shqiponjës dykrenore – e cila është simbol në flamurit kombëtar shqiptar.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj incidentit duke thënë se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.

Sveçla publikoi në Facebook një video ku dëgjohen maturantët duke kënduar këngën “Vidovdan” dhe duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë” pranë urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut.

Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka kërkuar hetim ndërkombëtar për incidentin e 23 majit në Mitrovicën e Veriut.

“Përfshirje e drejtpërdrejtë e përfaqësuesve ndërkombëtarë në mbrojtjen e të drejtave të popullit serb, pezullim i mbështetjes politike dhe logjistike për Policinë e Kosovës derisa të vendoset llogaridhënia dhe respekti për të drejtat themelore të serbëve”, tha Ministria serbe të shtunën.

Kryetari i partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, dënoi incidentin, duke thënë se “përdorimi i mundshëm i forcës kundër të rinjve është një goditje serioze ndaj vlerave themelore demokratike”, dhe shtoi se kjo ndikon në përkeqësimin e marrëdhënieve në veri të Kosovës.

Rashiq është ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, dhe partia e tij fitoi gjithashtu një ulëse në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt.

Ai i kërkoi ministrit Sveçla t’i marrë të gjitha masat e mundshme, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten, dhe njoftoi se do të kërkojnë edhe një hetim nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – e quajti incidentin “plotësisht të papranueshëm” dhe se pretendoi se institucionet që duhet të sigurojnë paqe “po përdoren për të përhapur frikë dhe presion me motiv etnik”.

“Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtij rasti, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e policëve që kanë keqpërdorur kompetencat e tyre”, thuhet në deklaratë.

Edhe Lëvizja Popullore Serbe dhe Demokracia Serbe kërkuan hetim dhe e quajtën ngjarjen “dhunë institucionale ndaj fëmijëve serbë nga Policia e Kosovës”./Radio Evropa e Lirë

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Kadrijaj: VV-ja po e interpreton aktgjykimin sipas vullnetit të tyre

Kadrijaj: VV-ja po e interpreton aktgjykimin sipas vullnetit të tyre

Ushtruan dhunë ndaj qytetarit, Prokuroria: Udhëheqësi i patrullës rrezikon paraburgim – dy të tjerët arrest shtëpiak

Ushtruan dhunë ndaj qytetarit, Prokuroria: Udhëheqësi i patrullës rrezikon paraburgim – dy të tjerët arrest shtëpiak

Profesori Krasniqi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për ngacmim seksual

Profesori Krasniqi deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për ngacmim seksual

40 herë “JO” konstituimit – Krerët partiak nesër te Presidentja/ Ngërqi – flet Azem Vllasi | MESDITË

40 herë “JO” konstituimit – Krerët partiak nesër te Presidentja/ Ngërqi – flet Azem Vllasi | MESDITË

Xhaka fokusohet te Kupa e Gjermanisë

Leverkuseni konfirmon qëndrimin e Xhakës

Kapiteni Koshi vazhdon me KB Vëllaznimin

Kapiteni Koshi vazhdon me KB Vëllaznimin

Trumpi urdhëron zyrtarisht heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë

Trumpi urdhëron zyrtarisht heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë

Ardon Jashari gjithnjë e më afër gjigantit francez, PSG

Milani insiston për Jasharin, ofron 35 milionë euro

Guardiola e dëshiron këtë portier të shkëlqyer te Man City

Guardiola e dëshiron këtë portier të shkëlqyer te Man City

Bayern Munichu hyn në garë për yllin e Man Utd

Bayern Munichu hyn në garë për yllin e Man Utd

Si të mbroheni nga rriqrat gjatë gjithë vitit

Si të mbroheni nga rriqrat gjatë gjithë vitit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X