TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia jep banesa për serbët në Zubin Potok, çelsat shpërndahen në Rashkë

by Venhar Isufi
1 vit ago
4
A A
Serbia jep banesa për serbët në Zubin Potok, çelsat shpërndahen në Rashkë

Në komplekset banesore të ndërtuara me buxhet të Serbisë në komunën e Zubin Potokut, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka filluar dhënien e çelësave për banorët serb në këtë pjesë. Tëvë1 ka mësuar ekskluzivisht se ky proces ka filluar para dy ditësh ndërkaq çelësat e banesave janë marrë në Rashkë, e në mesin e përfituesve është edhe Millan Bozhoviq pjesëtarë i organizatës “Mbrojtja Civile” e cila është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës. Televizioni ka mësuar se ndarja e këtyre banesave është bërë nga Millosh Eroviq anëtar i organit të përkohshëm të strukturave paralele në komunën e Zubin Potokut. Kryetari Izmir Zeqiri tha për Tëvë1 se do të ndërmerren masat për këtë veprim ndërkaq hetimet i ka nisur edhe Policia.

Lëvizje të shpeshta u panë të mërkurën në hyrje të këtij kompleksi banesor.

E jo vetëm kjo, edhe tjerat që janë afër njëra-tjetrës tashmë do të kenë banorë të rinj.

Këto banesa të ndërtuara kohë më parë me buxhet të Serbisë, tash e tutje do të kenë pronarë serb lokal të kësaj komune.

Tëvë1 ekskluzivisht mëson se të përzgjedhurit e banesave, çelësat po i marrin në Rashkë tash e dy ditë dhe se kjo po ndodh gjatë natës.

Në mesin e përfituesve ka edhe persona që janë të dyshuar për sulm ndaj policisë së Kosovës, pjesëmarrës në barrikadat e vendosura në katër komunat veriore por edhe të një organizate.

“ Serbia ka marrë vendim që të shpërndanë çelësat në kompleksin banesor i cili gjendet mbrapa meje këtu në komunën e Zubin Potokut, ku përfitues edhe disa pjesëtarë të “ Mbrojtjes Civile” organizatë kjo e shpallur terroriste tashmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës”.

Sipas burimeve të televizionit, këto banesa po shpërndahen nga anëtari i organit të përkohshëm të strukturave paralele serbe në komunën e Zubin Potokut, Millosh Eroviq i cili ka qenë deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lista Serbe.

Kryetari i kësaj komune, Izmir Zeqiri e konfirmoi për Tëvë1 se shpërndarja e banesave ka filluar.

Pas interesimit të televizionit, ai tha se pritet të merren masat.

“ Po dje ne kemi marrë informacione se para dy ditësh gjatë natës duket se ua kanë shpërnda çelësat, në bazë të informacioneve kanë shkuar afër kufirit atje i kanë marrë çelësat he janë vendosur një pjesë e qytetarëve nëpër këto banesa. Neve jemi duke e shqyrtuar këtë situatë nuk na takon me marrë vendime të shpejta për arsyeje se ka revoltë dhe kam kërkesa nga dhjetëra të qytetarëve pikërisht për akomodime për arsyeje që janë duke jetuar në kushte të vështira”, ka deklaruar ai.

Zeqiri konfirmoi se të dyshuar janë persona të strukturave paralele serbe të cilët bëjnë edhe përzgjedhjen e përfituesve.

“Unë mendoj se janë ata. Por nuk mund të them diçka pa e qartësuar situatën ne jemi në bashkëpunim me gjithë mekanizmin edhe të sigurisë por edhe ekipet teknike të personelit tim” .

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani deklaroi se për rastin do të konsultohen edhe me Prokurorinë.

“Ne kemi qenë në konsultime edhe më herët me prokurorë me siguri edhe në këtë rast do të konsultohemi me prokuror se si të veprojmë tutje por për neve, së parku për informacion është mirë me ditë se, çfarë janë këto ndërtesa, kush i ka marrë si janë shpërnda” , tha Elshani.

Kompania ndërtuese dyshohet se është “Rad028” me pronar Zvonko Veselinoviq person i afërt me përgjegjësin e sulmit në Banjskë të Zveçanit, Millan Radojiçiq.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Mot me diell

Mjegull në orët e mëngjesit, gjatë ditës kryesisht me diell – moti për javën e ardhshme

Osmani: Në fund të muajit maj kemi marrë informacione për veprime të Serbisë në kufi me Kosovën

Osmani: Jemi në solidaritet me popullin e Australisë

Real Madridi kthehet te fitorja

Real Madridi kthehet te fitorja

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Juventusi fiton minimalisht, Zhegrova në stol

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

331 aksidente në trafik gjatë kësaj jave, shihet alarmante

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Bashkimi vazhdon me humbje, pëson nga Prishtina

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Rahoveci 029 triumfon ndaj Pejës

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Plagoset me armë zjarri një person në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën