TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia e shënon njëvjetorin e incidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit

by Tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Serbia e shënon njëvjetorin e incidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad, për t’i përkujtuar viktimat e shembjes fatale të çatisë së stacionit hekurudhor, duke shënuar një vit nga tragjedia që ndezi protestat më të mëdha në dekada.

Njerëzit vendosën lule dhe qirinj përgjatë gardhit të përkohshëm pranë hyrjes së dëmtuar të stacionit, ku 16 njerëz humbën jetën kur çatia u shemb më 1 nëntor 2024.

Dhjetëra mijëra njerëz morën pjesë në përkujtimet që filluan në stacion në orën 11:52 paradite – në të njëjtën orë kur ndodhi tragjedia.

Ata gjithashtu mbajtën 16 minuta heshtje në nderim të 16 viktimave.

Qytetarët nga pjesë të Serbisë mbajnë 16 minuta heshtje për 16 viktimat e incidentit në stacionin e trenit në Novi Sad, në njëvjetorin e tragjedisë, 1 nëntor.

Që nga ajo ditë, Serbia është përballur me protesta të rregullta të udhëhequra nga studentët.

Fillimisht, protestuesit kërkuan hetim transparent, por më pas thirrjet e tyre u zgjeruan në kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Studentë dhe qytetarë të tjerë kanë mbërritur në Novi Sad që nga e premtja, me makina, biçikleta apo në këmbë.

Mijëra njerëz të tjerë marshuan drejt Novi Sadit nga Beogradi – rreth 100 kilometra – dhe nga Novi Pazari, rreth 340 kilometra në jug të kryeqytetit. U deshën simbolikisht 16 ditë – në nderim të 16 viktimave – që ta përfundonin marshimin.

Të premten mbrëma, banorët e Novi Sad dolën në rrugë për t’i pritur marshuesit, duke fishkëllyer dhe valëvitur flamuj, shumë prej tyre të prekur emocionalisht.

“Erdha të përulem para forcës më të madhe në botë sot: studentëve tanë, rinisë sonë”, tha Ratko Popoviq nga rajoni i Novi Sadit

Protestat e vazhdueshëm bënë që kryeministri të jepte dorëheqje, rrëzimin e qeverisë dhe formimin e një të reje. Por, presidenti Aleksandar Vuçiq ka qëndruar në detyrë.

Mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad, për t’i përkujtuar viktimat e shembjes fatale të çatisë së stacionit hekurudhor.

Vuçiq shpesh i ka quajtur demonstruesit “puçistë të financuar nga jashtë”, ndërsa anëtarë të partisë së tij SNS kanë përhapur teori konspirative, duke pretenduar se shembja e çatisë mund të ketë qenë sulm i orkestruar.

Por, në një fjalim televiziv të premten, Vuçiq bëri një gjest të rrallë dhe kërkoi falje për deklaratat, duke thënë se pendohet për disa nga to, pa treguar se për cilat.

“Kjo vlen si për studentët, ashtu edhe për protestuesit, si dhe për të tjerët me të cilët jam përplasur në qëndrime. Kërkoj falje për këtë”, tha Vuçiq, duke bërë thirrje për dialog.

Qeveria ka shpallur të shtunën ditë zie kombëtare, ndërsa kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, do të mbajë meshë për viktimat në Kishën e Shën Savës në Beograd.

Mbështetësit e Vuçiqit, që kanë ngritur kampe pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë kundër bllokimit të universiteteve, thanë se do të mblidhen para kishës për të nderuar viktimat.

“Në këtë përvjetor të trishtuar, u bëjmë thirrje të gjithëve… të veprojnë me përmbajtje, të ulin tensionet dhe të shmangin dhunën”, thuhet në një deklaratë të delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Protestat kanë qenë kryesisht paqësore, por në mes të gushtit ato u përshkallëzuan në dhunë, për çka protestuesit fajësuan taktikat e ashpra të besnikëve të qeverisë dhe policisë.

Në shtator, 13 njerëz, përfshirë ish-ministrin e Ndërtimit, Goran Vesiq, u akuzuan penalisht në lidhje me incidentin në Novi Sad.

Ndërkohë, një hetim i veçantë kundër korrupsionit po vazhdon paralelisht me një hetim të mbështetur nga BE-ja mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve të BE-së në projekt./Radio Evropa e Lirë

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vdes një 46-vjeçare pasi u godit nga një veturë

Babë e bir të vrarë në Dukagjin, policia jep detaje për rastin

Konflikt mes dy shoferëve në Krujë, qëllohet për vdekje 57-vjeçari

Vriten 2 persona në Dukagjin, policia niset drejt vendit të ngjarjes

Trump pas dështimit të bisedimeve tregtare me Kanadanë: Duan përfitimet, por jo të bëhen pjesë e SHBA-së

Trump pas dështimit të bisedimeve tregtare me Kanadanë: Duan përfitimet, por jo të bëhen pjesë e SHBA-së

Shefi i sigurisë iraniane: Fqinjët që i bashkohen luftës ekonomike të SHBA-së do të konsiderohen “armiq”

Shefi i sigurisë iraniane: Fqinjët që i bashkohen luftës ekonomike të SHBA-së do të konsiderohen “armiq”

Policia e Kosovës njofton se një burrë është zhdukur në Gjakovë

Policia e Kosovës njofton se një burrë është zhdukur në Gjakovë

Çeferini nuk kandidon për president të FIFA-s, kërkon largimin e Infantinos

Çeferini nuk kandidon për president të FIFA-s, kërkon largimin e Infantinos

Vdekjet e punëtorëve në KEK, sindikalistët paralajmërojnë protestë të mërkurën

Vdekjet e punëtorëve në KEK, sindikalistët paralajmërojnë protestë të mërkurën

Arrestohen tre persona në Fushë Kosovë në gjendje të dehur, kërcënuan zyrtarët policor

55 raste të të shtënave në festa në muajt  qershor dhe korrik, 48 persona u shoqëruan nga Policia

Arrestohet një person në Gllogoc, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri nga vetura

Gjatë vikendit, tre raste të vdekjes dhe 960 shërbime emergjente janë realizuar në QKUK

Gjatë vikendit, tre raste të vdekjes dhe 960 shërbime emergjente janë realizuar në QKUK

3 deri në 5 minuta pritje në pikat kufitare të Kosovës

Përditësimi i fundit, kjo është koha e pritjes pikat kufitare të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën