TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbia e akuzoi ish-policin Arbnor Spahiu për “vrasje në Banjskë”, Jashari: Një vendim puro-politik i cili nuk ka lidhje me drejtësinë

by Tëvë1
7 muaj ago
4
A A
Serbia e akuzoi ish-policin Arbnor Spahiu për “vrasje në Banjskë”, Jashari: Një vendim puro-politik i cili nuk ka lidhje me drejtësinë

Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, të cilit iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë” në Banjskë.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 avokati Arianit Koci, i cili ka thënë se Arbnor Spahiu në atë kohë nuk ka punuar fare në polici.

“Ai në atë kohë, nuk ka punuar fare në polici. Diku rreth 1 vit më herët e ka lëshuar vullnetarisht policinë!”, tha ai.

E për këtë, avokati, Arbër Jashari ka deklaruar se është një vendim puro-politik i cili sipas tij nuk ka lidhje me drejtësinë.

Jashari tha se Serbia nuk ka juridiksion mbi shtetin e Kosovës dhe nuk mund ta zbatojë legjislacionin e vet për Kosovën.

“Është një vendim puro-politik i cili nuk ka lidhje me drejtësinë, Serbia e din shumë mirë që nuk ka juridiksion mbi shtetin e Kosovës dhe nuk mund ta zbatojë legjislacionin e vet për shtetin e Kosovës. Për veprat penale të cilat janë kryer në Kosovë edhe kundër shtetasve të Kosovës për veprat penale që Serbia supozon që i ka kry në Kosovë dhe ndaj shtetasve të Kosovës, kështu që ky është një vendim politik që nuk ka lidhje me drejtësinë. Serbia e ka humb juridiksionin mbi krejt Republikën e Kosovës qysh në vitin 1999 kur atë ia ka dorëzuar faktorit ndërkombëtar, por dihet shumë mirë që nga viti 2008 Republika e Kosovës e ka shpallur Pavarësinë dhe ushtron kontroll faktike dhe juridik mbi tërë territorin e Kosovës dhe këto veprime të Serbisë janë thjesht puro-politike për konsum të brendshëm ose për qëllime të tjera”, ka deklaruar avokati në emisionin “Ditari” në tëvë1.

Madje, ai ka thënë se Serbia me veprimet e saj po shkon drejt krijimit të tensioneve.

Sipas Jasharit, Serbia po e shkel ligjin ndërkombëtar duke provokuar tensione dhe situata të mosbesimit.

“Serbia me këto veprime po shkon drejt krijimit të tensioneve dhe po bënë raste të cilat nuk i ka bërë në të kaluarën, pavarësisht a ka qenë ai pjesëmarrës apo jo që sipas avokatit Koci as që ka qenë pjesëmarrës në sulmin e Banjskës, si zyrtar policor ose i Njësisë Speciale, e frikshme është rasti se si Serbia në raport me shtetin e Kosovës. Më shqetësuese është që Serbia po e shkel edhe ligjin ndërkombëtar edhe po provokon tensione dhe po krijon një situatë te keq besimi dhe në kthimin mbrapa që është bërë në shumë vite. Këto veprime duhet të i bëhen qartë Serbisë se nuk do të tolerohen që në të ardhmen mos të kemi të tilla ngjarje fatkeqësisht këto gjëra po shpeshtohen”, ka thënë ai ndër të tjera./teve1.info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Prokuroria Speciale: Së shpejti do të ngritet aktakuzë për vrasjet e Familjës Jashari

Prokuroria Speciale: Së shpejti do të ngritet aktakuzë për vrasjet e Familjës Jashari

Refuzohet propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e nëntë dëshmitarëve në rastin ‘Bansjka’

Refuzohet propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e nëntë dëshmitarëve në rastin ‘Bansjka’

Dogana zbulon 49 mijë euro produkte farmaceutike të deklaruara rrejshëm si lëndë e parë

Dogana zbulon 49 mijë euro produkte farmaceutike të deklaruara rrejshëm si lëndë e parë

Hamza takoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët në të vërtetë?

Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët në të vërtetë?

Emisioni “Mesditë” 16.01.2026

Emisioni “Mesditë” 16.01.2026

Refuzohet propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e nëntë dëshmitarëve në rastin ‘Bansjka’

Refuzohet propozimi i mbrojtjes për dëgjimin e nëntë dëshmitarëve në rastin ‘Bansjka’

Dogana zbulon 49 mijë euro produkte farmaceutike të deklaruara rrejshëm si lëndë e parë

Dogana zbulon 49 mijë euro produkte farmaceutike të deklaruara rrejshëm si lëndë e parë

Hamza takoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

Hamza takoi shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike

KESCO apelon për kursim të energjisë elektrike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën