TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbia bashkë me Sputnik-un e Listën Serbe nisin presionin mbi zgjedhjet në Kosovë, viktimizohen edhe para BE-së

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Reagon Lista Serbe pas arrestimit të një serbi në veri, e quan “terror”

Serbia edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit ka ndërhyrë në zgjedhjet në Kosovë përmes Listës Serbe.

Përveç joshjes së serbëve me para që ka qenë taktikë në të kaluarën, në këto zgjedhje kishte edhe kërcënime e shantazhime për qytetarët për ta votuar Listën Serbe.

Pesë persona janë ndaluar në Zubin Potok për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”,  disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve njoftoi  Prokurori i Shtetit.

Por ky presion nuk mbaron me kaq. Pasi siguroi votat me metoda ndër më të ndryshmet, për të përfaqësuar kinse serbët në Kuvendin e Kosovës, Lista Serbe që dirigjohet drejtpërdrejt nga Serbia ka vënë një tjetër synim.

Ajo ka nisur të bëj trysni tek Bashkimi Evropian duke përdorur kështu publikimin e rezultateve finale në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas kërcënimeve për serbët që ta votojnë Listën Serbe, Beogradi tash ka zgjedhur të “ankohet” te ambasadori i BE-së në Kosovë, Avio Orav, për (zgjedhjet) procesin më fer në Ballkan, siç edhe u konstatua nga shumë ndërkombëtarë.

Natyrisht, ankesave të Serbisë, i erdhi në ndihmë Sputniku i Vladimir Putinit, që ndodhet me zyrë në Serbi.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve që operon edhe në Serbi ka shpërndarë një lajm në të cilin shkruan se i ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka pyetur ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav, se si ka mundësi që KQZ-ja për 20 orë nuk i ka futur të dhënat nga 0.83 % e vendvotimeve në tri komuna me shumicë serbe, pasi sipas tyre këto janë vota serbe të rëndësishme për Listën Serbe.

E përveç Sputnikut rus me bazë në Serbi, pretendimet që në vete bartin edhe presion kanë nisur edhe nga vet zyrtarët e Listës Serbe.

Sikurse Sputnik-u dhe Petkoviqi, dyshime për procesin zgjedhor në Kosovë që u konsiderua nga vëzhguesit ndërkombëtarë se ishte gjithëpërfshirës dhe paqësor, po hedh edhe nënkryetari i Listës Serbe, Dragisha Miloviq.

Edhe ky, njëjtë si eprori i tij u mundua të hedh baltë, me pretendimin se diçka e çuditshme po ndodh gjatë numërimit të votave në KQZ.

Duke u fshehur pas viktimizimit, nënkryetari i LS shprehu ‘frikën se dikush dëshiron të riformojë vullnetin e popullit serb’.

“Gjatë numërimit të votave, ne shohim që të paktën po ndodhin gjëra të çuditshme dhe pikërisht kjo ngre një dyshim të bazuar tek të gjithë ne në Listën Serbe se dikush dëshiron të riformojë vullnetin e qytetarëve serbë. Më shumë se 2500 vota serbe nuk u futën në sistem, gjë që tregon se dikush dëshiron t’i shtyjë të preferuarit e tyre në parlament. “Ai na kujton se Lista Serbe kishte të dhëna të sakta nga të gjitha komunitetet serbe dhe në bazë të këtyre të dhënave nuk ka dyshim se ne i kemi fituar të dhjetë mandatet”, ankohet Milloviq, i cili natyrisht shfrytëzoi momentin për t’i bërë thirrje përfaqësuesve të misionit vëzhgues që siç pretendon ai ‘të mbrojnë demokracinë’

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga 15 nëntori bëhet obligative pajisja e automjeteve me pajisje dimërore

Nga 15 nëntori bëhet obligative pajisja e automjeteve me pajisje dimërore

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Çfarë janë, çfarë votohet dhe çfarë mund të ndryshojë për Trumpin

Zgjedhjet në SHBA: Demokratët marrin kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve

Nga 15 nëntori bëhet obligative pajisja e automjeteve me pajisje dimërore

Nga 15 nëntori bëhet obligative pajisja e automjeteve me pajisje dimërore

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën