TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbëve në veri u shkojnë mesazhe për gjoba, MTSS mohon se janë nga ta

Tash e disa ditë, qytetarëve serb në veri u kanë shkuar mesazhe për pagesë të kinse gjobës për shkelje të rregullave në komunikacion, duke kërkuar të klikohet një link. Operatori serb në veri, MTSS DOO ka thënë për Tëvë1 se mesazhet e tilla nuk janë dërguar nga kjo kompani por janë “phishing” që dëshirojnë të vjedhin të dhënat.

by Venhar Isufi
1 muaj ago
1 0
A A

Mesazhe në shkrimin cirilik së fundmi morën në celularë qytetarë të komunitetit serb në katër komunat veriore.

Një të tillë e ka siguruar edhe Tëvë1.

E në këtë mesazh i bëhet thirrje qytetarëve të klikojnë një link, në të cilin thuhet se duhet të paguhet gjoba për kinse shkelje të rregullave në komunikacion.

Në këtë mesazh thuhet se nëse nuk paguhet gjoba, leja e ngasjes së veturës do të revokohet.

“Njoftim për paralajmërim mbi mbrojtjen e të drejtave shtetërore. Ju keni një gjobë të paplanifikuar për një shkelje totale. Sipas seksionit D508-12.084 të aktit për automjete nëse nuk paguani deri më 5 gusht 2025, regjistrimi i automjetit do të pezullohet, leja juaj e drejtimit do të revokohet për 30ditë”, thuhet nw mesazhet e dërguar qytetarëve.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një qëndrim nga qytetarët, por të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin.

Ndërkaq, në një përgjigje për Tëvë1, telekomi serb MTS.DOO në veri, ka mohuar se mesazhet kanë shkuar nga ta.

Ndërkaq thonë se të dhënat e klientëve janë të sigurta.

“Siç ndoshta e dini, kohët e fundit sulmet “phishing” ndaj përdoruesve të të gjithë operatorëve janë bërë gjithnjë e më të zakonshme. Mediat shpesh analizojnë temat e sulmeve të ngjashme, me një paralajmërim për përdoruesit që të mos hapin lidhje të dyshimta dhe të paverifikuara, si dhe mesazhe SMS. Rasti i “dhënies së gjobave” që përmendni, të cilat disa përdorues i morën, nuk vijnë nga kompania jonë. Është një formë klasike e mashtrimit “phishing” me qëllim abuzimin e mundshëm. Sa i përket sigurisë së të dhënave të përdoruesve tanë, ato janë plotësisht të sigurta”, thuhet nga kjo kompani.

Kryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës së veriut, Nexhat Ugljanin thotë se mesazh i tillë i ka shkuar edhe nënkryetares së komunës.

“Kërcënojnë qytetarët edhe identitetin dhe kredibilitetin e qytetarëve, në nivel por ata njerëz sigurisht janë të caktuar me emër dhe mbiemër sepse nuk është rastësisht bash që është nënkryetarja e komunës por edhe do personalitete të tjera të cilët janë në pozita kryesore” , thotë ai.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një përgjigje nga nënkryetarja e komunës së Mitrovicës së veriut, Katarina Agjanqiq por e njëjta nuk është përgjigjur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS-i: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas reshjeve të shiut e breshërit

Vendet të cilat do të mbesin pa rrym

Moti sot

Moti sot

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

KEDS-i: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas reshjeve të shiut e breshërit

Vendet të cilat do të mbesin pa rrym

Moti sot

Moti sot

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën