TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Serbët synojnë tre pikët në Tiranë edhe pse e pranojnë forcën e Shqipërisë

by tëvë1
10 muaj ago
0
A A
Serbët synojnë tre pikët në Tiranë edhe pse e pranojnë forcën e Shqipërisë

Selektori i Serbisë, Dragan Stojkoviq dhe kapiteni Aleksandar Mitroviq kanë përsëritur shumë herë se Shqipëria është Kombëtare cilësore. Por të dy në konferencën për shtyp të mbajtur të premten pasdite kanë thënë se në “Air Albania” synojnë fitore.

Shqipëria e Serbia përballen të shtunën prej orës 20:45 në stadiumin e bukur në Tiranë. Ndeshja i takon kualifikimeve për Botërorin 2026. Përfaqësuesja e Serbisë të premten ka udhëtuar për në Tiranë, ndërsa para stërvitjes në stadium, Stojkoviq e Mitroviq kanë mbajtur konferencë për shtyp.

“Shqipëria është ekip shumë i mirë. Ia doli të kualifikohet në Evropian dhe kjo e dëshmon këtë. Ka lojtarë të mirë, trajner të shkëlqyer, Sylvinhon. Prej lojtarëve ka Brojën, Manajn, Hoxhën, Laçin, Asllanin, të mos i përmend të tjerët. Ekip i shkëlqyer. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të jemi të koncentruar maksimalisht dhe mos të bëjmë gabime, pasi do të na dënojnë”, ka thënë Stojkoviq.

Sulmuesi i Serbisë, Mitroviq, ishte në dy ndeshjet e kaluara me Shqipërinë, në Beograd dhe në Elbasan. Ai ka thënë se ka kujtime të mira nga fitorja e arritur në Elbasan.

“Kanë kaluar 10 vjet. Kam kujtime të mira nga loja e dytë, jo shumë të mira nga e para. Në ekipin tonë jemi Gudelji dhe unë, ndërsa te Shqipëria prej lojtarëve aktuale ka qenë Hysaj. Cikël i ri, ekipe të reja, lojtarë të rinj, kështu që pres ndeshje të vështirë, kundër një ekipi të mirë, të organizuar. Na pret atmosferë e mirë, stadiumi plot. Ne jemi të fokusuar në ekipin tonë, në atë që ne duam të bëjmë nesër në terren”, ka thënë Mitroviq.

Selektori Stojkoviq ka treguar që i kanë analizuar pesë ndeshjet e fundit të Shqipërisë. Ka thënë se bëhet fjalë për ekip shumë luftarak, të motivuar. Ka thënë se kuqezinjtë i dallon agresiviteti në fushë, ndaj të cilit duhet të gjejnë zgjidhje.

“Ka lojtarë cilësorë. Është ekip i mirë dhe garues. Atë që lojtarët tanë është dashur ta dinë, e kemi përcjellë te ta. Por mendoj se edhe kundërshtari e ka bërë këtë. Sa i përket rezultatit, nuk kalkulojmë asnjëherë. Do të kemi pikë aq sa i meritojmë. Kemi ardhur në Tiranë për të fituar dhe jo të luajmë baras. Do të bëjmë çdo gjë për të fituar”.

Stojkoviqi është pyetur edhe nëse rezultati mund të ketë ndikim në raportet mes dy vendeve. Ka ofenduar gazetarin që e bëri pyetjen.

“Nuk mendoj për raportet mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe nuk e di nga kjo ide për këtë pyetje joserioze”.

Sulmuesi Mitroviq ka thënë se hyjnë në fushë për të fituar të tri pikët dhe që të nisin kualifikimet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ai është pyetur nëse ka ndjenja të veçanta para ndeshjes, bazuar në të kaluarën.

“Për mua çdo ndeshje kur e kam fanellën e përfaqësueses është e veçantë. Gjithnjë dëshiroj të jap maksimumin për vendin tim. Euforia është pak më e madhe te tifozët, por fokusi ynë është në fushë dhe të fillojmë me fitore. Ky do të ishte skenar më i mirë. Lojë e rëndësishme dhe fokus te fitimi i tri pikëve”, ka thënë Aleksandar Mitroviq.

Selektori Dragan Stojkoviq është i kënaqur me punën e bërë në stërvitje, ndërsa ka theksuar se formacionin startues e ka në kokë.

“Duhet të jemi shumë, shumë të mirë për ta mposhtur Shqipërinë. Nuk mund të fitojmë nëse nuk luajmë shumë mirë”, ka thënë selektori serb.

Derisa për Shqipërinë është ndeshja e tretë në këto kualifikime, Serbia e luan të parën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Ndeshja Kosovë-Turqi, një biletë në tregun e zi deri në 500 euro

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Shqipëria stërvitet në Varshavë për Ukrainën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

Arda Guler flet para duelit me Kosovën

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

FFK falënderon tifozët, paralajmëron festë në Prishtinë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Osmani takon kryeministren e Guinesë Ekuatoriale: Përkushtohemi për të punuar me partnerë anembanë globit

​Rikthimi në politikë, a i humb beneficionet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

APK ka dërguar këtë vit 80 lëndë në prokurori nën dyshimin për korrupsion

​Mbi 1 mijë 400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, edhe tri ditë afat

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Sulmet ajrore izraelite lënë gjashtë persona të vrarë në Gaza pavarësisht një armëpushimi

Presidentja Osmani kujton masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë brutalisht nga forcat serbe

Presidentja Osmani kujton masakrën e Belegut: 46 civilë u vranë brutalisht nga forcat serbe

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderojmë Ramën për reagimin e shpejtë

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderojmë Ramën për reagimin e shpejtë

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë nesër lidhur me ekspozitën e masakrave në Kosovë

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë nesër lidhur me ekspozitën e masakrave në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën