TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Serbët protestojnë në veri, thonë që Kurti është përgjegjësi kryesor për heqjen e dinarit

nga Shpat Blakcori
1 vit më parë
0
A A
Serbët protestojnë në veri, thonë që Kurti është përgjegjësi kryesor për heqjen e dinarit

Me mijëra qytetarë serbë mbushën sheshin “Car Llazar” për të protestuar kundër vendimit për heqjen e dinarit serb. Qytetarët serb thonë se po iu rrezikohet ekzistenca me këtë vendim të Bankës Qendrore të Kosovës.

Rreth dy mijë serbë u mblodhën të hënën në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut.

Kështu po e kundërshtojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon përdorimin e dinarit serb. Në këtë protestë prezentë ishin edhe politikanët lokalë serbë.

E as kësaj radhe nuk munguan pankartat nacionaliste.

Fjalimin e parë e mbajti, Dushanka Gjoroviç nga Shoqata e Pensionistëve, e cila tha se me heqjen e dinarit po i hiqet e drejta serbëve për jetë.

“Këtu kemi rritur fëmijët tanë dhe kemi pritur nipërit dhe mbesat. Vendimi për të hequr dinarin, për të pamundësuar ngritjen e pensioneve, do të thotë se na hiqet buka, na hiqet e drejta për jetë. Nëse dihet se në dyqane nuk ka ushqim serb, në barnatore nuk ka ilaçe serbe. Çfarë do të jetë me ne? Dua t’u shpjegoj të gjithëve gënjeshtrën e madhe se mund të hapim llogari në disa banka dhe të tërheqim pensionet”, tha Dushanka Gjoroviç nga Shoqata e Pensionistëve.

Mendim të ngjashëm për çështjen e dinarit, ka edhe profesoresha e ekonomisë, Dragana Milenkoviq.

“Heqja e dinarit, i cili u pre për herë të parë në vitin 1214 në territorin e Kosovës, më saktë në Novobërdë, do të thotë heqje e jetës për popullin tonë. Ky vendim vë në pikëpyetje se si prindërit do të blejnë ushqime për fëmijët e tyre, si do të marrin bursa studentët, si dhe nga çfarë do të paguajnë tarifat e shkollës, do të paguajnë provimet”, u shpreh Milenkoviq
Të mllefosur me heqjen e dinarit, u shprehën edhe banorët serbë, të cilët e shohin kryeministrin Kurti, si fajtorin kryesor.

“Është vetëm një nga veprimet, gjestet, njëri nga hapat të cilët, regjimi i Albin Kurtit, i ka ndërmarrë ndaj serbëve. Unë e përkrahi këtë mbledhje të popullit serb sot ku qytetarë të rëndomtë janë ngritur dhe shqetësohen nga këto veprime, që s’do të lejojnë atë agresion dhe terror që bëhet ndaj tyre”, deklaroi Shlomo Damjanoviq.

“Paj, Kurti ka bë diçka edhe kundër shqiptarëve edhe kundër serbëve. Kemi qenë mirë, shokë. Jemi shoqëruar, kemi qenë si vëllezër. Si me shqiptarët edhe me serbët. Ka qenë vend shumë i mirë. Këtë na e kanë shkatërruar vetëm të huajt”, tha një qytetar serb.

E njëri nga protestuesit nuk u shqetësua shumë për dinarin, por fliste me nostalgji për kohën e studimeve në Prishtinë, dhe tregoi se më cilët shqiptarë ishte shoqëruar.

Protesta zgjati rreth gjysmë ore, më pastaj qytetarët u shpërndanë në mënyrë paqësore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Krasniqi thotë se konstituimi i Kuvendit mund të bëhet të hënën nëse Limaj propozohet për kryeparlamentar

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

“InfoNata” 18.07.2025

“InfoNata” 18.07.2025

Sveçla: Veprimtaria e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigadës së Veriut” do të ndëshkohet sipas legjislacionit

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Leverkusen turpërohet nga juniorët e Flamengos, Ten Hag debuton me humbje

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Shefi i Mossadit kërkon ndihmën e SHBA-së për zhvendosjen e palestinezëve

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Qazim Laçi do të luajë në Turqi, gati nënshkrimi me Rizesporin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X