TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Serbët nga Kosova në iluzione, dhe pengje të ideve nacionaliste”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
“Serbët nga Kosova në iluzione, dhe pengje të ideve nacionaliste”

U zgjuan që në orët e para të mëngjesit. Pikëtakim kishin stacionin e autobusëve ne Mitrovicën e Veriut.

Qytetarët serbë të Kosovës po bëhen gati për tu nisur në mënyrë të organizuar në Beograd.

Këta dëshirojnë që nga afër ta përcjellin betimin e Presidentit të rizgjedhur serb, Aleksander Vuciq.

Me vete u kujdesën të merrnin edhe pankarta me mbishkrime se Serbet nga Kosova janë me Presidentin Vuçiq.

Kur mbërritën në Beograd u bënë bashkë me qytetarë tjerë. E këtu u panë edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, përfshirë edhe kryetarin e kësaj partie njëherit ministrin Goran Rakiq.

E këta qytetarë serbe që erdhën nga Kosova, politikani nga Vojvodina, Nenad Çanak në një intervistë për Tëvë1, i ka quajtur pengje të ideve nacionaliste.

“Ata ende nuk e pranojnë faktin se Kosova është e pavarur nga Serbia. Dhe, për ta, Vuçiq është simbol i një lloj “patriotizmi”, dhe “mbrojtës” i “serbizmit” në Kosovë. Ata janë, në fakt, pengje të ideve nacionaliste për 30 vitet e fundit dhe, në të njëjtën kohë, shfrytëzues të mbështetjes bujare financiare që Serbia po ia dërgon Kosovës.  Po ashtu, disa prej tyre po e shfrytëzojnë këtë pozitë të papërcaktuar të veriut të Kosovës për kontrabandë mallrash, madje edhe për aktivitete kriminale”, tha ai.

Ndërkaq, edhe njohësi i zhvillimeve politike, Visar Ymeri, thotë se Presidenti serb Aleksander Vuçiq ka krijuar iluzione tek qytetarët serb.

Në anën tjetër, Lista Serbe po shihet si faktor që ka ndikuar tek qytetarët serb për të votuar për liderin e partisë progresive.

“Për mua nuk përbën ndonjë befasi, duke e parë që Lista Serbe është opsioni i vetëm tek qytetarët serb në Kosovë. Lista Serbe i ka udhëzuar qytetarët serb që të votojnë për partinë progresive të Vuçiqit. Por fatkeqësisht as Qeveria e Kosovës nuk është se bën diçka për të kuptuar realisht problemet që kanë komuniteti serb në Kosovë”, tha Miodrag Miliceviq, aktivist i shoqërisë civile në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë betimit, Aleksandar Vuciq, premtoi se ai do të vazhdojë të luftojë që ti mbrojë serbët dhe fëmijët e tyre që jetojnë në Kosovë.

Raporti i gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qytetarët e Drenasit mirëpresin dorëheqjen e Krasniqit

Qytetarët e Drenasit mirëpresin dorëheqjen e Krasniqit

Radomiroviq: Vukashinoviq ka gjendje të rëndë shëndetësore

Radomiroviq: Vukashinoviq ka gjendje të rëndë shëndetësore

Nëna e Vukashinoviq kërkon ndihmë nga EULEX- i dhe KFOR – i

Nëna e Vukashinoviq kërkon ndihmë nga EULEX- i dhe KFOR – i

Shqipëria mposht Andorrën

Formacioni i Shqipërisë kundër Andorrës

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Kolonët izraelitë djegun një xhami në Bregun Perëndimor

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Al-Sudani fiton zgjedhjet në Irak

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën