TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbët në Kosovë të zhgënjyer me kryeministrin Kurti

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Serbët në Kosovë të zhgënjyer me kryeministrin Kurti

Nuk do ta kenë mundësinë që të votojnë brenda territorit të Kosovës për zgjedhjet presidenciale dhe ato të përgjithshme në Serbi.

Marrë parasysh edhe praktikën nga e kaluara, kësaj radhe, serbët e Kosovës po shprehen të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë Kurti.

Igor Markoviq nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut, thotë se do të udhëtojë në Serbi për të votuar. Ai kritikon vendimin e Kryeministrit Kurti, për moslejimin e votimeve brenda territorit të Kosovës. Sipas tij ky ishte një vendim populist.

“Për mua nuk përbën ndonjë befasi vendimi i Kryeministrit Kurti, duke pasur parasysh vendimet e tij nga e kaluara. Nuk mendoj se është një vendim i mirë për të mos lejuar serbët që të votojnë, është një e drejtë demokratike. Çështja tjetër është se këtë vendim e kanë kritikuar edhe shtetet perëndimore, dhe tani presioni do të jetë mbi Qeverinë Kosovën. Por natyrisht që Kurti e sheh këtë si një sukses”, tha Markoviq.

Edhe  Ljubomir Maksimoviq, i cili jeton në Çagllavicë, thotë se do të shkojë në Serbi për të votuar, ndonëse më me dëshirë këtë gjë do tra bënte në Kosovë.

“Po, s’e di si do t’ia bëjnë me votime. Ende s’kanë sjellë vendim final, por nëse do të jetë në Serbinë qendrore, atëherë ashtu do të jetë dhe do të shkojmë. Por unë do të kisha dashur të ishte në Kosovë”, tha ai.

Kutive të votimit në Serbi ua kanë mësyrë edhe Bobdan Petroviq e Bilana Markoviq.

“Po, natyrisht. Do të dal në votime. Ashtu si kërkon Republika e Serbisë nga të gjithë ne, do të dal edhe unë më “3 prill” këtë vit në votime”, tha Petroviq.

“Ne serbët këtu ndjehemi qytetarë të Kosovës por edhe të Serbisë, prandaj unë e ndjej si obligim që të shkoj të votoj në Serbi”, tha Markoviq.

Presidenti serb, Aleksandër Vuciq ka deklaruar se ai mund të marrë rreth 50.000 vota më pak për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës.

Ndërkohë që vendet e QUINT-it kanë shprehur zhgënjimin e tyre për faktin se Qeveria e Kosovës nuk gjeti një zgjidhje kreative për këtë rast.

Raporti i gazetarit, Shpat Blakçori.

Tags: Serbet e KOsovesZgjedhjet serbe ne Kosove
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti dhe Hoxha diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

Kurti dhe Hoxha diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri

Hamza takon Hoxhën, thekson nevojën për stabilitet politik dhe bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë

Hamza takon Hoxhën, thekson nevojën për stabilitet politik dhe bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë

Hoxha nga Prishtina: Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha nga Prishtina: Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë

​Gashi: LDK-ja synon ta udhëheqë vendin pas zgjedhjeve të 7 qershorit

780 të arrestuar pas trazirave në Francë pas triumfit të PSG-së në Ligën e Kampionëve

780 të arrestuar pas trazirave në Francë pas triumfit të PSG-së në Ligën e Kampionëve

​Gashi: LDK-ja synon ta udhëheqë vendin pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Gjini nga Mitrovica: Bizneset do të kenë mbështetje konkrete dhe stabilitet ekonomik

Gjini nga Mitrovica: Bizneset do të kenë mbështetje konkrete dhe stabilitet ekonomik

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria kanë koordinim të plotë në politikën e jashtme

Konjufca: Kosova dhe Shqipëria kanë koordinim të plotë në politikën e jashtme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën