TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Serbët e veriut protestojnë kundër ndalimit të importit dhe konfiskimit të mallrave

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Serbët e veriut protestojnë kundër ndalimit të importit dhe konfiskimit të mallrave

Rreth 100 qytetarë serbë të veriut, shumica afaristë, kanë protestuar sot në veri të Mitrovicës, kundër ndalimit të importit të mallrave nga Serbia në Kosovë dhe konfiskimit të tyre.

Ata kanë nisur po ashtu një peticion, përmes të cilit kërkojnë nga organet gjegjëse lejimin përsëri dhe pa pengesë të këtyre mallrave në Kosovë.

Dushan Gashiq, i cili foli në emër të protestuesve, ka thënë para gazetarëve se dëshirojnë që aksionet e tilla të sekuestrimit të mallrave serbe të ndërpriten dhe gjendja të kthehet sikur para muajit qershor, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për bllokadë ndaj mallrave me origjinë serbe në Kosovë.

“Ne dëshirojmë që aksionet e njëanshme të konfiskimit të mallrave të ndërpriten. Duam që gjendja të kthehet sikur para muajit qershor kur është marrë një vendim i tillë për mallrat me origjinë serbe… Dua të potencoj se aksionet e tilla nuk po ju pëlqejnë as qytetarëve në jug të Ibrit. Parasëgjithash e kam fjalën për shqiptarët”, tha mes tjerash Gashiq, duke përmendur deklaratën e njërit prej zyrtarëve nga Oda Ekonomike e Kosovës, sipas së cilës, siç tha ai, Kosova ka humbur qindra miliona euro deri tani nga kjo bllokadë.

Protesta ka zgjatur rreth një orë dhe nuk është shënuar ndonjë incident, ndërsa në shenjë solidarizimi me protestën, të gjitha dyqanet në veri të Mitrovicës janë mbyllur nga ora 12:00 deri në 14:00.

Qeveria e Kosovës më 14 qershor ka ndaluar hyrjen e kamionëve me targa serbe dhe importin e mallrave me origjinë nga Serbia për arsye “sigurie”.

Ky vendim ishte një përgjigje ndaj arrestimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, të cilët që atëherë janë liruar për t’u mbrojtur. Ndërkohë, lejohet hyrja e kamionëve me targa të Serbisë, por jo edhe qarkullimi i mallrave serbe.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në qershor të vitit 2022, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej afro 34 milionë eurosh.

Të dhënat e qershorit të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë rënie të importit të produkteve serbe, përkatësisht vlera e mallrave të importuara nga Serbia është rreth 13 milionë euro/KP/

Tags: ndalimi i mallrave serbeProtestaveri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla për funksionalizimin e Gjykatës Administrative: Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor

Donika Gërvalla sot mban konferencë për media

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

​Katër të arrestuar për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe në Vërmicë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy burra dhe dy gra në Dragash, dyshohet për përfshirje në rast të dhunimit

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë në Prishtinë

Gërvalla për funksionalizimin e Gjykatës Administrative: Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të shtetit ligjor

Donika Gërvalla sot mban konferencë për media

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

​Katër të arrestuar për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe në Vërmicë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy burra dhe dy gra në Dragash, dyshohet për përfshirje në rast të dhunimit

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë në Prishtinë

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Vdes një person në Zveçan, dyshohet se pësoi sulm në zemër

​Violetë Kukaj i bashkohet sonte protestës “Jo në emrin tim”, në ditën e 10-të të saj

“Jo në emrin tim”, për të 11-tën natë radhazi qytetarët mblidhen sonte në Prishtinë

Një i vdekur e dy të lënduar pas një aksidenti në Shqipëri

Një i vdekur e dy të lënduar pas një aksidenti në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën