tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Serbët e veriut nuk duan ta festojnë Pavarësinë e Kosovës

Besarta Mehmeti nga Besarta Mehmeti
17/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ata kanë rrëfyer për KosovaPress, se jo vetëm që nuk festojnë pavarësinë, por që nuk e pranojnë fare shtetin e Kosovës, duke thënë se ajo është pjesë e Serbisë.

Një qytetare nga veriu i Mitrovicës, pasi u çudit me pyetjen e parashtruar, tha se Kosova është pjesë e Serbisë dhe ajo ka festuar dy ditë më parë pavarësinë.

“Ruana Zot, cila pavarësi e Kosovës ju lutem. A jeni të vetëdijshëm çfarë po pyetni. Ne kemi festuar, çfarë pavarësie e Kosovës. Kosova është pjesë e Serbisë”, ka thënë ajo.

Një qytetar tjetër, theksoi se njerëzit këtu nuk e pranojnë shtetin e Kosovës. Sipas tij, ata kanë festuar dje dhe pardje pavarësinë e Serbisë.

“Të jem i sinqertë unë personalisht nuk e festoj. Siç e shihni këtu janë të varura flamujt e Serbisë, dje dhe pardje ka qenë dita e shtetësisë së Serbisë, kështu që njerëzit këtu në veri të Kosovës festojnë ditën e shtetësisë së Serbisë. Ditën e pavarësisë së Kosovës nuk e festojnë sepse siç e dini nuk e pranojnë shtetin e Kosovës”, sqaroi ai.

Një tjetër qytetare po ashtu nga veriu, për dallim nga të tjerët, bëri të ditur se nuk ka festuar pavarësinë e Serbisë dhe as të Kosovës.

“Jo, nuk kemi festuar as dje dhe as sot. Jetojmë jetën tonë siç jemi mësuar, i marrim pensionet asgjë më shumë”, tha ajo.

Ndryshe, numër i madh i qytetarëve serbë nga veriu i vendit, vazhdojnë të jenë të punësuar në institucionet kosovare dhe paguhen nga buxheti i Republikës së Kosovës, ndërsa edhe pas 14 vitesh të pavarësisë, mohojnë shtetin në të cilin jetojnë./KSP/

Të ngjashëm

LAJMET

Komandanti i KFOR-it vizitoi ushtarët Italian të plagosur në veri

01/06/2023
LAJMET

Eksperti i sigurisë thotë se SHBA ka zbutur deklaratat ndaj Kosovës për zhvillimet në veri

01/06/2023
LAJMET

Bislimi në takim me ambasadoren greke kërkon të dënohet dhuna serbe në veri

01/06/2023
LAJMET

Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor, ditën e fëmijëve

01/06/2023
LAJMET

Osmani deklarohet pas takimit me Scholz dhe Macron

01/06/2023
LAJMET

Policia e Kosovës dhe karabinierët italianë vëzhgojnë situatën tek Ura e Ibrit

01/06/2023

Komandanti i KFOR-it vizitoi ushtarët Italian të plagosur në veri

01/06/2023
0

Komandanti i misionit NATO-KFOR, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, vizitoi ushtarët italianë të plagosur në përleshjet e 29 majit në veri...

Eksperti i sigurisë thotë se SHBA ka zbutur deklaratat ndaj Kosovës për zhvillimet në veri

01/06/2023
0

Shkëlzen Sopjani, ekspert i sigurisë, thotë se deklaratat e sotshme të ndërkombëtarëve ndaj Kosovës kanë qenë shumë “më të buta”...

Bislimi në takim me ambasadoren greke kërkon të dënohet dhuna serbe në veri

01/06/2023
0

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse greke në Kosovë, Heleni Vakali. Përmes një komunikate për...

Policia e Kosovës me aktivitete për 1 qershor, ditën e fëmijëve

01/06/2023
0

Me moton “Fëmijët janë e ardhmja, ta ruajmë këtë thesar”, Policia e Kosovës, konkretisht Divizioni i Policimit në Bashkësi, ka...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.