TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën mbledh 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota

by teve1
12 muaj ago
0
A A
Seminari ndërkombëtar për Gjuhën mbledh 150 pjesëmarrës nga e gjithë bota

Seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet që nga viti 1974, po rritet çdo vit me numrin e pjesëmarrësve të huaj nga mbarë bota, përfshirë SHBA-të, Kinën, Rusinë, Turqinë, Sirinë dhe shumë shtete evropiane.

Në edicionin e 43-të, këtë vit do të marrin pjesë 150 pjesëmarrës aktivë me punime, referime dhe ligjërata shkencore.

Përveç aktiviteteve akademike, gjatë 12 ditëve të seminarit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vizitojnë bukuritë natyrore të Kosovës, qytetin e Pejës, si dhe të marrin pjesë në koncerte, ku do të përformojë edhe një grup arbëresh nga Kalabria.

Drejtoresha e seminarit, Lindita Sejdiu, ka theksuar rëndësinë e këtij aktiviteti për studimet albanologjike dhe për shtetin e Kosovës.

Sejdiu ka thënë për KosovaPress, se seminari ka rëndësi edhe pedagogjike, për arsye se do të ofrohen kurse të gjuhës shqipe për studentët nga e mbarë bota për ta mësuar shqipen dhe kulturën e saj.

“Seminari ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare ka një rëndësi të veçantë për studimet albanologjike në përgjithësi, por edhe për vetë shtetin e Kosovës.. Në kohën kur Shqipëria ka qenë e izoluar, seminari ka qenë ajo ura lidhëse ndërmjet shqiptarëve në Kosovë dhe, për shembull, arbëreshëve në Itali ose në diasporën historike. Seminari ka edhe rëndësi pedagogjike, jo vetëm shkencore, për arsye se ofrohen kurse të gjuhës shqipe, në disa nivele vijnë studiues, studentë edhe të tjerë nga mbarë bota për ta mësuar shqipen, për t’u njohur për së afërmi me shqiptarët dhe është një lloj promovimi i shqipes dhe albanologjisë përgjithësisht”, ka thënë Sejdiu.

Ajo kujtoi traditën e gjatë të këtij aktiviteti dhe suksesin e tij.

Sejdiu është shprehur se është dashur t’i refuzojnë disa aplikacione nga interesimi shumë i madh i njerëzve, pasi që nuk kanë pasur mundësi financiare t’i mbulojnë të gjitha.

“Ky seminar është tradicional, zhvillohet që nga viti 1974. Është treguar shumë i suksesshëm dhe prandaj edhe e kemi vazhduar, ka pasur disa ndërprerje natyrisht gjatë situatave të rënduara në Kosovë, sivjet është edicioni i dyzet e tretë po vijnë kaq shumë studiues, ka kaq shumë interesim, është dashur edhe t’i refuzojmë disa aplikacione, se nuk kemi pasur mundësi financiare t’i mbulojmë të gjitha. Kjo tregon që shqipja ende është gjuhë interesante, gjuhë e rëndësishme për studiuesit e huaj”, është shprehur ajo.

Drejtoresha e seminarit, Lindita Sejdiu, ka theksuar gjithashtu rolin e seminarit në forcimin e institucioneve dhe lidhjeve ndërkombëtare.

Ajo ka shtuar se përveç temave nga gjuhësia dhe letërsia, do të ketë edhe fusha tjera nga historia dhe antropologjia.

“Është një shtyllë shumë e rëndësishme që ka ndihmuar edhe në pavarësimin e Kosovës, edhe në forcimin e Universitetit të Prishtinës, në krijimin e lidhjeve ndërkombëtare që i kemi si institucion, por është një institucion në vete që do të duhej përkrahur aq sa ketë shqiptarë këtu.. Tema të ndryshme jo vetëm nga gjuhësia dhe letërsia, jemi përpjekur të mbulojmë edhe fusha tjera nga historia, nga antropologjia, nga studimet shoqërore në përgjithësi”, ka theksuar Sejdiu.

Hapja solemne do të mbahet më 18 gusht, në Institutin Historik në Prishtinë “Ali Hadri”, ndërsa ligjërata e parë do të mbahet në ora 18:00 dhe do të përfundojë më 29 gusht të këtij viti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Qalaj për zërat brenda partisë për koalicion me LVV-në: PDK-ja ka qëndrim të qartë, do të jemi në opozitë

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

Manaj: Vendimi i LDK-së ndërlidhet edhe me tensionet e krijuara në Kuvend

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Maloku: Osmani ka humbur hapin politik dhe nuk është më faktor në formimin e institucioneve

“InfoNata” 13.08.2026

“InfoNata” 13.08.2026

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

38 vatra zjarri në Shqipëri, përmirësohet situata në Krujë

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

LDK vazhdon në opozitë, Abdixhiku: Jo president karate

Drita siguron kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Drita siguron kualifikimin në “play-off” të UEFA Conference League!

Drita në play-off të Ligës së Konferencës

Drita në play-off të Ligës së Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën