Sulmuesi i krahut, Kastriot Selmani nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Dritës sezonin e ardhshëm.
Klubi nga Gjilani, ka njoftuar të martën se Selmanit i është dhënë lamtumira pas ndeshjes me Feronikelin ’74, e cila ishte e fundit për sezonin 2024/25, në të cilin Drita fitoi titullin e kampionit.
Selmani largohet nga Drita pas tri vjetësh, duke i dhënë fund një rrugëtimi, të cilin e përbylli si kampion.
Në sezonin e sapopërfunduar, Selmani realizoi 5 gola dhe bëri 3 asistime në të gjitha garat kurse karrierën pritet ta vazhdoj në Shqipëri, te skuadra e Egnatias.
25-vjeçari karrierë në Kosovë ka bërë edhe te Prishtina, Vushtrria e Llapi, ekip me të cilin ka të fituar dy Kupa dhe një Superkupë të Kosovës.









