TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Selmanaj tha se do ta padis Martin Berishajn për deklarim të rrem në Kuvend

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka paralajmëruar se do ta padis Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për siç tha ai, deklarim të rrejshëm gjatë raportimit në komisionin hetimor për energji.

Selmanaj i cili e kryesonte këtë komision, tha se ambasadori Berishaj ka gënjyer nën betim gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për Energjinë në nëntor të vitit të kaluar.

Selmanaj gjatë diskutimit në Kuvendin e Kosovës për çështjen e Berishajt i cili u përfshi në një skandal financiar në Slloveni, tha se ka qenë insistuesi më i madh që të pyes ambasadorin se a është pronar i kompanisë MB Consulting, përmes së cilës dyshohet se ai kishte pranuar 600 mijë euro nga kompania energjetike sllovene GEN-I, dega në Beograd.

“Përgjigja e tij ishe kështu: Po, është një kompani të cilën e kam formuar në vitin 2017 në Mal të Zi. Ajo nuk funksionon që nga viti 2020, nuk ka hyrje e dalje, nuk qarkullon para”, ka thënë deputeti i LDK-së, teksa po lexonte transkriptin nga mbledhja e Komisionit, ku ishte intervistuar Berishaj.

Sipas Selmanaj, më vonë është kuptuar se në vitin 2022 Berishaj ka tërhequr para në Kosovë me arsyetimin për nevojat e biznesit.

“S’po e kuptoj pse gjithë ky zell me mbrojt një person që na ka gënjyer. Ai nënshkroi deklaratën nën betim, ku kërkohej të thotë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, e më pastaj na gënjen, thotë se MB Consulting është shuar në vitin 2020. Unë në cilësinë e kryesuesit të Komisionit kam detyrim kushtetues dhe qytetar ta procedojë kallëzimin penal për Martin Berishaj nesër. Gënjeshtra nuk mund të kalojë”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

GLPS kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

GLPS kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Totaj akuzon qeverinë që ndali fondet për mbrojtjen e katërshes së UÇK-së

Totaj akuzon qeverinë që ndali fondet për mbrojtjen e katërshes së UÇK-së

Dështon të nisë gjykimi në mungesë ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen e pesë civilëve shqiptarë gjatë luftës

Dështon të nisë gjykimi në mungesë ndaj pesë të akuzuarve për vrasjen e pesë civilëve shqiptarë gjatë luftës

Dënimi për ish-krerët në Hagë, Kabashi- Ramaj: Kanë qenë 24 orët më të rënda për kombin shqiptar

Dënimi për ish-krerët në Hagë, Kabashi- Ramaj: Kanë qenë 24 orët më të rënda për kombin shqiptar

Ministri i Jashtëm italian kërkon masa në nivel evropian kundër kolonëve izraelitë

Ministri i Jashtëm italian kërkon masa në nivel evropian kundër kolonëve izraelitë

​Kosova priu me numrin e turistëve të huaj në Shqipëri gjatë korrikut, italianët në vendin e dytë

​Kosova priu me numrin e turistëve të huaj në Shqipëri gjatë korrikut, italianët në vendin e dytë

Tensione në protestën në Shqipëri, goditen me vezë policët, shoqërohet një person

Tensione në protestën në Shqipëri, goditen me vezë policët, shoqërohet një person

Zyrtare: Jurgen Klopp e fton futbollistin shqiptar për duelet e Ligës së Kombeve

Zyrtare: Jurgen Klopp e fton futbollistin shqiptar për duelet e Ligës së Kombeve

Emisioni “Mesditë” 17.09.2026

Emisioni “Mesditë” 17.09.2026

Zvicra fton tre futbollistë shqiptarë për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Zvicra fton tre futbollistë shqiptarë për ndeshjet e Ligës së Kombeve

GLPS kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

GLPS kundër aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën