TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Self kërkon nga pesë vendet e NATO-s, të njohin Kosovën

by tëvë1
3 muaj ago
2
A A
Self kërkon nga pesë vendet e NATO-s, të njohin Kosovën

Kongresmeni amerikan Keith Self ka bërë thirrje për rritje të presionit diplomatik ndaj pesë shteteve anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar njohjen e plotë ndërkombëtare dhe perspektivën e anëtarësimit të Kosovës në Aleancë si faktorë kyç për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkan

Këto komente Self i bëri gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan, ku u diskutua për zhvillimet e sigurisë në rajon dhe rolin e Shteteve të Bashkuara në Evropën Juglindore.

Sipas tij, mungesa e njohjes nga disa vende brenda NATO-s krijon pengesa politike dhe institucionale që, siç vlerësoi, e ngadalësojnë konsolidimin e Kosovës në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

“Njohja e plotë ndërkombëtare e Kosovës dhe anëtarësimi i saj i ardhshëm në NATO janë elemente kyçe për garantimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan”, ka deklaruar Self.

Ai ka theksuar se në një kohë të rritjes së pasigurisë globale, udhëheqja e fuqishme e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetja për Kosovën mbeten vendimtare, jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për forcimin e demokracisë dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Juglindore.

Kongresmeni amerikan vuri në dukje se angazhimi i Uashingtonit në Ballkanin Perëndimor duhet të mbetet i vazhdueshëm, duke përfshirë edhe përpjekjet për të përmirësuar koordinimin me aleatët brenda NATO-s rreth çështjes së Kosovës.

Kosova ka shpallur pavarësinë më 2008 dhe është njohur nga shumica e vendeve anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por pesë shtete të Aleancës ende nuk e kanë njohur atë, çka vazhdon të jetë një nga pengesat në proceset e saj integruese ndërkombëtare./RTK/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Qeveria pret sot mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare

Qeveria pret sot mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Lojërave Mesdhetare

Nafta sot 2 centë më e shtrenjtë se të hënën

Rohde: Ajo që ndodhi në Reçak është fakt

​Të akuzuarit për Masakrën e Reçakut në tubimet e partisë në pushtet në Serbi, promovojnë mohimin e krimit

316 pacientë të trajtuar në QKUK gjatë 24 orëve të fundit

316 pacientë të trajtuar në QKUK gjatë 24 orëve të fundit

AUVK po lëngon për inspektorë dhe askush në Kosovë nuk e dëgjon

AUV sot publikon rezultatet nga inspektimi në qumështoren “Vita”

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot mes “gatishmërisë për marrëveshje”

Kurti dhe Abdixhiku takohen sot mes “gatishmërisë për marrëveshje”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën