Futbollisti Lindon Selahi (24) mund të kthehet në Belgjikë te skuadra Standard Liege. Këtë e kanë bërë të ditur të martën mediat belge dhe ato kroate. Mesfushori ka kontratë me Rijekën kroate deri në qershor, ndërsa ka refuzuar ta rinovojë atë.
Kështu që ai pritet të largohet nga Rijeka në këtë afat kalimtar. Selahin e ka kërkuar Ferencvaroshi hungarez, ndërsa tani e kërkon edhe Standardi, ku trajner u emërua kroati Ivan Leko. Selahi më herët ishte pjesë e Standardit, por nuk u stabilizua në ekipin e parë.
Pati më pas një periudhë te Twente, te Willem II dhe prej vitit 2021 është te Rijeka në Kroaci. Para Standardit ka luajtur për skuadra të ndryshme belge në nivelin e të rinjve. Selahi ka katër paraqitje për Shqipërinë.











