TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sekretari gjeneral i FIBA Botës nis vizitën në Kosovë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Sekretari gjeneral i FIBA Botës nis vizitën në Kosovë

Sekretari gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis, ka nisur vizitën e tij në Kosovë, ku do të qëndrojë edhe gjatë ditës së nesërme, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Zagklis, fillimisht e ka nisur vizitën e tij në zyrat e FBK-së, ku është takuar me drejtuesit e kësaj federate, kryetarin Arben Fetahu dhe sekretaren e përgjithshme Elvira Dushkun. Ai është njoftuar me stafin e FBK-së dhe ka vëzhguar nga afër punën që bëhet.

Ai është ndarë i kënaqur me pritjen që i është bërë dhe ka shtuar se ndihet i nderuar që po e viziton Kosovën.

“Ky është vit jubilar, pasi është 90 vjetori i themelimit të FIBA-s, ku po zhvillohen shumë aktivitete në mbarë botën dhe jam shumë i lumtur që sot gjendem në mesin tuaj. Federata e Basketbollit e Kosovës edhe pse është pranuar që një kohë të shkurtër, është ndër më aktivet me ngjarje dhe organizime. Ju dëshiroj shumë suksese për të ardhmen”, ka thënë Zagklis.

Ai gjithashtu gjatë ditës së sotme do ta ketë edhe një takim me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), si dhe do ta shohë nga afër finalen e Superkupës Mbarëkombëtare që luhet në mbrëmje mes Trepçës dhe Tiranës në Mitrovicë.

Ndërsa, gjatë paradites së nesërme, Zagklis do të pritet nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

Maldini rezulton negativ në testin për drogë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

​KFOR-i dhuron pajisje sportive për klubin FC Dardanët në Podujevë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Humb jetën në Itali 15-vjeçari shqiptar, futbollisti u përplas nga vetura teksa lëvizte me biçikletë

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Muani do t’i nënshtrohet operacionit

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Beha: Inatet politike po pengojnë një proces që prek të gjithë Kosovën

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Dua Lipa tërheq vëmendjen me fustanin transparent

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Emisioni “Info Nata” 21.09.2026

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Pas më shumë se dy muajsh në paraburgim në Beograd, lirohet Osman Selmani

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Kamberi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e vëmendjes ndërkombëtare

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Gjermania vazhdon mbështetjen për Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Aksident në qendër të Prishtinës, këmbësori përfundon në QKUK

Gjashtë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën